Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Në fjalën e rastit kryeministri vlerësoi se Servet Pëllumbi do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimit të epokave dhe një pikë referimi edhe për të gjithë ata që do të duan të kuptojnë dinamikat dhe historinë e vetë Partisë Socialiste.

“Unë profesorin e kam njohur pak dhe përgjithësisht nga larg. Për hir të së vërtetës dua të kujtoj se marrëdhënia ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe pastaj një simpatie reciproke në afërsi. Vite më parë profesori përfaqësonte gjithçka që unë nuk simpatizoja: konservator, marksist-leninist, sovjetik e të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij kur vinte fjala për sulmet e etiketimet që i bëheshin”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri vlerësoi se në përballje me realitetin e njeriut përtej etiketimeve dhe kornizimit të tij në sferën publike, ka njohur një njeri shumë progresist, shumë dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe dhe një njeri solidar me të në momente të vështira”.

“Befasisht shfaqej në ekranin e celularit tim në mënyrë të papritur duke më çuar fjalë inkurajuese dhe duke më ndihmuar të shosh se përtej një momenti të vështirë, ishte një kategori njerëzish të cilët përcillnin qetësi dhe mendjemprehtësi”, vlerësoi Rama.

Rama vlerësoi se kujtimi që ai lë mbrapa për të gjithë është se do ta kujtojnë si një burrë të mirë, të ndershëm, të mençur dhe mbi të gjitha si një burrë babaxhan.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“Ekonomia shpëton Luginën”

Sot në Bujanoc u zhvillua Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën”. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi u përfaqësua nga…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Ekonomia shpëton Luginën”

Sot në Bujanoc u zhvillua Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën”. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi u përfaqësua nga…