Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për vijimin e procesit të përgatitjes së paketës së dytë të dosjeve për elementët shqiptare për nominim në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Regjistrin e praktikave të mira të ruajtjes të UNESCO.


Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh nisin rrugëtimin drejt regjistrimit në UNESCO.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për vijimin e procesit të përgatitjes së paketës së dytë të dosjeve për elementët shqiptare për nominim në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Regjistrin e praktikave të mira të ruajtjes të UNESCO.

Këto katër elemente janë me vlerë të veçantë për identitetin kulturor shqiptar. MTKS bëri të ditur se, nisma përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të prezencës së Shqipërisë në UNESCO dhe të ndërkombëtarizimit të trashëgimisë sonë jomateriale.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet një proces i mirëstrukturuar dhe i mbështetur në ekspertizë profesionale, dokumentim cilësor dhe standarde ndërkombëtare.

Marrëveshja pasqyron gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerë strategjikë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar konkretisht në ruajtjen e vlerave identitare dhe në rritjen e potencialit kulturor e turistik të vendit.

Bashkëpunimi me AADF vjen në vijim të partneritetit të suksesshëm që rezultoi me përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO të katër elementeve të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale: Xhubleta, Transhumanca, Kërcimi i Tropojës dhe Dijebërja e Lahutës.

Kjo paketë e dytë do të përfshijë elementë të cilat janë tashmë pjesë e regjistrit kombëtar të trashëgimisë jomateriale dhe gëzojnë të gjitha karakteristikat për t’u përfshirë në këtë proces në përputhje të plotë me kërkesat teknike të UNESCO-s për nominim.

-Dollia – riti i mikpritjes shqiptare – për Listën Përfaqësuese;

-Dija dhe tradita e mbajtjes së plisit – për Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje Urgjente;

-Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës – për Regjistrin e Praktikave më të Mira të Ruajtjes;

-Ritualet e pranverës – Moti i Madh – për Listën Përfaqësuese, si nominim shumëpalësh me Italinë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, AADF do të mbështesë procesin financiarisht me një fond prej 350,000 USD të dedikuar për fazën kërkimore dhe përgatitjen e të gjithë elementëve të dosjeve përmes angazhimit të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Marrë nga ATSH

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…