Nufi: Bashkëpunim intensiv me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Garda Kombëtare e Nju-Xhersit shënojnë 25 vite partneriteti të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror.


Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Garda Kombëtare e Nju-Xhersit shënojnë 25 vite partneriteti të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror.

Me këtë rast, Shqipërinë e vizitoi një delegacion i SHBA, i kryesuar nga komandantja e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, gjeneral brigade Yvonne Mays.

Në ceremoninë që u zhvillua në mjediset e Forcës Tokësore në Zall-Herr morën pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së Nancy Van Horn, komandantja e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit gjeneral brigade Yvonne Mays dhe drejtues të lartë të Forcave të Armatosura etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi theksoi se Shqipëria është krenare për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të politikës të jashtme dhe të sigurisë.

Ministri Nufi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në NATO. Sipas tij, këto 25 vite nuk janë thjesht një seri aktivitetesh, por një histori besimi, miqësie dhe vlerash të përbashkëta.

“Gjatë këtij rrugëtimi kemi ndërtuar së bashku kapacitete reale dhe të qëndrueshme: nga zhvillimi i trupës së nënoficerëve, që sot është një nga shtyllat më të rëndësishme të forcave tona, tek edukimi dhe formimi i oficerëve të rinj; nga bashkëpunimi në mjekësinë ushtarake dhe menaxhimin e emergjencave civile, tek përvoja e përbashkët në misione ndërkombëtare, përfshirë Afganistanin, si dhe zhvillimi i kapaciteteve në fusha të reja si mbrojtja kibernetike. Këto arritje kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e profesionalizmit, gatishmërisë, ndërveprueshmërisë dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh ministri Nufi.

Duke folur për sfidat aktuale, Nufi theksoi gjithashtu nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes kibernetike.

“Mbrojtja kibernetike mbetet një prioritet i dorës së parë për Shqipërinë. Përballë kërcënimeve të vazhdueshme në këtë fushë, mbështetja dhe ekspertiza e Shteteve të Bashkuara janë thelbësore për forcimin e qëndrueshmërisë sonë dhe mbrojtjen e institucioneve tona. Njëkohësisht, zhvillimi i mëtejshëm i trupës së nënoficerëve mbetet një investim kyç për lidershipin e së ardhmes dhe për forcimin e strukturës sonë ushtarake.

Ne kemi bërë progres të rëndësishëm edhe me Grupbatalionin e Këmbësorisë së Lehtë, i cili po përgatitet për vlerësimin e gatishmërisë nga NATO. Në këtë drejtim, stërvitjet e përbashkëta dhe rritja e ndërveprueshmërisë mbeten thelbësore”, tha ministri Nufi gjatë fjalës së tij.

Duke iu referuar zotimit për investuar në mbrojtje, ministri tha se vendi ynë është plotësisht i angazhuar për të përmbushur përgjegjësitë e saj në Aleancë.

“Në kuadër të NATO-s, Shqipëria është e ndërgjegjshme për përgjegjësitë e saj si aleate. Ne mbështesim ndarjen e drejtë të barrës dhe duke filluar nga viti 2026, do të kontribuojmë edhe financiarisht në aktivitetet e përzgjedhura të këtij partneriteti, si një shenjë pjekurie”, u shpreh ai.

Gjatë ceremonisë u vlerësua se, Programi i Partneritetit Shtetëror do të vijojë të forcojë bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe SHBA-së në funksion të sigurisë rajonale dhe kolektive.

Burimi ATSH

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj një mesazhi kritik të publikuar nga një qytetar nga Tetova, duke ritheksuar qëndrimin e…