Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA, gur themeli i politikës të jashtme dhe i sigurisë

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në kremtimin e 25-vjetorit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-t.


Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në kremtimin e 25-vjetorit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-t.

Në këtë ceremoni, të zhvilluar në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr, krahas autoriteteve të larta të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, ishin të pranishëm dhe përfaqësuesja e Gardës Kombëtare të New Jersey-it, gjenerale Yvonne Mays, si dhe zonja Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i Republikës e cilësoi këtë përvjetor si akt nderimi për partneritetin Shqipëri-SHBA që ka prodhuar besim, profesionalizëm, siguri, dhe, mbi të gjitha, lidhje njerëzore midis ushtarakëve, institucioneve dhe dy popujve.

“Për Shqipërinë, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga gurët themelorë të politikës sonë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”, deklaroi Presidenti Begaj në fjalën përshëndetëse.

Begaj theksoi se bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të New Jersey-it, përbën një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik Shqipëri-SHBA, pasi për 25 vite ka ndihmuar në transformimin, modernizimin dhe forcimin e Forcave të Armatosura.

“Ka qenë një marrëdhënie besimi, profesionalizmi dhe solidariteti. Përmes trajnimeve, edukimit ushtarak, mbështetjes teknike, stërvitjeve të përbashkëta dhe angazhimeve operacionale, ky partneritet ka ndihmuar që Forcat tona të Armatosura të afrohen gjithnjë e më shumë me standardet më të mira të NATO-s. Sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë më profesionale, më të ndërveprueshme dhe më të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre kombëtare dhe aleate”, u shpreh Presidenti.

Gjatë fjalës Begaj theksoi se ka ende potencial për të zgjeruar këtë bashkëpunim dhe se ai duhet të marrë dimensione të reja, si në arsimin ushtarak, stërvitjet e përbashkëta, në mbrojtjen kibernetike, edhe në zhvillimin e infrastrukturës strategjike.

“Shqipëria ka shumë për të ofruar dhe shumë për të ndërtuar së bashku me partnerët e saj amerikanë. Infrastruktura strategjike, kapacitetet mbrojtëse, Baza Ajrore Taktike e Kuçovës, porti i Porto Romanos, projektet në fushën e transportit dhe korridoret rajonale të lidhjes janë pjesë e një vizioni më të gjerë: një vizioni të një Shqipërie më të fortë, më të sigurt dhe më të dobishme për Aleancën”, shtoi Presidenti.

Për sa i përket situatës në rajonin tonë dhe sfidave të kohës, Presidenti Begaj theksoi nevojën për forcim të mëtejshëm të NATO-s, anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm dhe prezencën e domosdoshme të SHBA-së në rajon.

“Në këtë kohë krizash dhe pasigurish, siguria është më parësore se kurrë. Për Shqipërinë, NATO duhet të mbetet e fortë, aktive dhe e bashkuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik”, deklaroi Begaj, duke u shprehur se “sfida të përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkëta”.

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj strategjike. Ajo qëndron me Shtetet e Bashkuara, me NATO-n dhe me botën demokratike. Dhe nëse dikush kërkon të gjejë një vend pro-amerikan në rajonin tonë, do ta gjejë gjithmonë në Shqipëri, në Kosove dhe kudo ku ka shqiptarë. Ne ishim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koalicionin antiterror, jemi edhe sot në nismën e Samitit për Paqen”, deklaroi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit rikonfimoi mirënjohje për kontributin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it dhe mbështetjen e tij për suksesin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara.

Burimi ATSH

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…