
Category: Ditari
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në aktivitetin e MUSIAD Albania “Shqipëria Turistike, destinacion 12-mujor”, një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialit turistik të vendit tonë.
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se “organet drejtuese të gjyqësorit duhet të marrin më shumë përgjegjësi për efikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe të koordinojnë më mirë veprimet mes tyre”.
Zëvendëspresidentja e Fondacionit “Heydar Aliyev”, Leyla Aliyeva vizitoi sot ambientet e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ministri i Deleguar francez i Ngarkuar me Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin Nicolas Forissier, mbërriti sot në Shqipëri për një seri takimesh me zyrtarë të lartë qeveritarë.
Presidenti Bajram Begaj përcolli sot mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të agjërimit në muajin e bekuar të Ramazanit.
Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti mori pjesë në ministerialin e Korridorit VIII, të zhvilluar sot në Tiranë nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dorëzoi Shkollës së Magjistraturës manualin për hetimin dhe gjykimin e veprave penale në fushën e prokurimeve publike për gjyqtarët dhe prokurorët, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor për trajtimin efektiv të veprave penale komplekse që lidhen me prokurimin publik.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja takoi sot përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e sektorit, sfidat dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme të agroturizmit në Shqipëri.









