Baku do të presë Forumin Urban Botëror 13: Një moment kyç global për qytete të qëndrueshme

Sesioni i 13-të i Forumit Urban Botëror (WUF13) do të mbahet në Baku, Azerbajxhan, nga 17 deri më 22 maj 2026,


Nga Anar Huseynov
Ambasador i Azerbajxhanit në Shqipëri

Sesioni i 13-të i Forumit Urban Botëror (WUF13), që do të mbahet në Baku, Azerbajxhan, nga 17 deri më 22 maj 2026, do të shënojë një gur kilometrik të rëndësishëm në agjendën globale të zhvillimit urban. I organizuar së bashku me UN-Habitat, Forumi do të zhvillohet nën temën “Strehim për botën”: Qytete dhe Komunitete të Sigurta dhe të Qëndrueshme”, duke trajtuar një nga sfidat më urgjente të kohës sonë — krizën globale të strehimit.

Azerbajxhani qëndron jo vetëm si vend pritës, por edhe si një shembull praktik se si parimet e zhvillimit urban të qëndrueshëm mund të shndërrohen në veprim. Ai njihet si një vend i sigurt, i qëndrueshëm dhe me zhvillim të shpejtë, me përvojë të në organizimin e platformave globale të nivelit të lartë. Krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet anëtare të OKB-së do të mblidhen në Samitin e Liderëve (për herë të parë në historinë e Forumit) për të shkëmbyer pikëpamje mbi qasjen në strehimreziliencën urbanefinancimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ky dialog i paprecedentë i nivelit të lartë pritet ta ngrejë strehimin në një prioritet politik global.

Forumi do të bashkojë gjithashtu ministra, kryetarë bashkish, studiues, qendra kërkimore, organizata të shoqërisë civile, institucione financiare, drejtues të sektorit privat dhe ekspertë globalë të urbanistikës. Ai shërben si një platformë jetike për Global South dhe vendet në zhvillim, duke siguruar që zërat dhe sfidat e tyre të dëgjohen brenda kornizës ndërkombëtare të politikëbërjes. WUF13 synon të prodhojë rezultate konkrete dhe të orientuara drejt veprimit, përfshirë Perspektivat e WUF13Raportin zyrtar të Forumit dhe një “Thirrje të Bakusë për Veprim” me vizion për të ardhmen.

Urgjenca e misionit është e pamohueshme. Afërsisht tre miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në kushte strehimi të papërshtatshme. Mbi 1.1 miliardë jetojnë në vendbanime informale ose strehime të përkohshme, ndërsa më shumë se 300 milionë njerëz janë të pastrehë. Këto realitete përbëjnë rreziqe të thella ekonomike, sociale dhe për shëndetin publik në të gjitha kontinentet.

Temat kyçe do të përfshijnë: strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëmqëndrueshmëri klimatiketransformim digjital në menaxhimin urbanplanifikim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të qyteteve; ndërkohë, nisma të reja si Pavijoni i Startup-eve dhe Akademia WUF do të debutojnë gjatë Forumit, duke forcuar më tej inovacionin dhe shkëmbimin e njohurive. WUF13 do të jetë Forumi i parë i organizuar në rajonin e Detit Kaspik dhe Kaukazit Jugor.


Pritet pjesëmarrja e rreth 10,000 delegatëve ndërkombëtarë, ndërsa pjesëmarrja totale projektohet të arrijë 30,000 të pranishëm. Vendi kryesor, Stadiumi Olimpik i Bakusë, po përgatitet me mbi 92,000 metra katrorë hapësirë për konferenca dhe ekspozita, në përputhje me standardet ISO 20121 për menaxhimin e qëndrueshëm të ngjarjeve. Forumi do të ketë 40 sesione kryesore dhe më shumë se 350 aktivitete të udhëhequra nga partnerë, me interpretim në tetë gjuhë, përfshirë edhe gjuhën e shenjave.

Presidenti Ilham Aliyev e ka shpallur zyrtarisht vitin 2026 si “Viti i Planifikimit Urban dhe Arkitekturës” në Azerbajxhan. Ai theksoi se zhvillimi modern urban duhet të kombinojë inovacionin me trashëgiminë kombëtare, qëndrueshmërinë me funksionalitetin dhe rritjen e shpejtë me përgjegjësinë mjedisore. Arkitektura dhe planifikimi urban nuk janë thjesht disiplina teknike, por shtylla strategjike të zhvillimit kombëtar, që formësojnë cilësinë e jetës për brezat e ardhshëm. Kjo shpallje e forcon agjendën më të gjerë të transformimit të Azerbajxhanit, përfshirë nismat qytet i mençur dhe fshat i mençur brenda përpjekjeve të rindërtimit në rajonet Karabakh dhe Zangezur Lindor.

Plane moderne rregulluese janë miratuar për qindra vendbanime dhe rindërtimi po zhvillohet aktivisht në 12 qytete, duke integruar energji të rinovueshmesisteme të qeverisjes digjitale dhe infrastrukturë reziliente ndaj klimës. Këto nisma dëshmojnë angazhimin praktik të Azerbajxhanit ndaj parimeve që do të diskutohen në WUF13.

Nga Dialogu te Zbatimi Sfidat e strehimit të nxitura nga urbanizimi i shpejtë do të jenë në qendër të diskutimeve të WUF13. Teksa Azerbajxhani përgatitet të presë këtë  takim të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara, e bën këtë me një mesazh të qartë: zhvillimi urban, në thelb, ka të bëjë me njerëzit — me sigurimin që çdo individ të ketë mundësinë të jetojë i sigurt, me dinjitet dhe brenda komuniteteve të gjalla e të qëndrueshme. Në maj 2026, Baku do të qëndrojë në qendër të agjendës globale urbane, duke formësuar bisedat që do të përcaktojnë qytetet e së nesërmes. Ne shpresojmë që edhe Shqipëria të kontribuojë dhe të përfitojë nga ky forum në nivele zyrtare, bashkiake, akademike, të shoqërisë civile, biznesit dhe ekspertëve urbanë.

Për më shumë informacion mbi regjistrimin dhe organizimin e aktiviteteve, pyetjet mund të drejtohen te: [email protected].

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve në Kongresin amerikan

Ish-kongresisti amerikan dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.