Gonzato: Organet drejtuese të gjyqësorit, më shumë përgjegjësi për efikasitetin e sistemit të drejtësisë

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se “organet drejtuese të gjyqësorit duhet të marrin më shumë përgjegjësi për efikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe të koordinojnë më mirë veprimet mes tyre”.

Vetëm kështu, sipas tij, “qytetarët do të shohin përfitimet e reformës në drejtësi të vitit 2016”.

Gonzato mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe të Qeverisjes dhe ambasada holandeze, ku ishin të pranishëm drejtues të institucioneve të drejtësisë, shoqëria civile, ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Ambasadori theksoi se “duke nxitur dialog të hapur dhe të vazhdueshëm me shoqërinë, institucionet e drejtësisë rrisin besimin e publikut në punën e tyre”.

Në takim u diskutua rreth përmirësimit të menaxhimit të sistemit gjyqësor, në përputhje me parimet e reformës në drejtësi.

Burimi ATSH

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të…