
Category: Ditari
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot një takim me studentët në Elbasan, ku u diskutua rreth integrimit në Bashkimin Evropian si dhe reformën në drejtësi.
Ekspozita sjell për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan një koleksion unik vezësh pashke të dekoruara artistikisht me teknika tradicionale artizanale nga Rumania, Polonia, Ukraina dhe Shqipëria.
Në fokus të takimit mbetet angazhimit i deputetëve në punimet e Kuvendit, si edhe vijimi i takimeve me qytetarët në funksion të turit “Punët e Shqipërisë”.
Shqipëria vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik, konfirmuar kjo edhe nga shifrat gjithnjë në rritje të vizitorëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shefat e komisariateve dhe të sektorëve në varësi të DVP-së.
Një tjetër destinacion i rëndësishëm i shtohet rrjetit të fluturimeve nga Tirana.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh këtë të hënë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është bllokuar nga asnjë vend anëtar dhe po vijon normalisht.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një intervistë televizive në lidhje me Samitin e katërt të Diasporës, theksoi se samiti këtë vit do të ketë fokus çështje ekonomike, sociale, kulturore dhe më gjerë, duke përfshirë diskutime për integrimin e diasporës në zhvillimin e Shqipërisë.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ndau në rrjetet sociale momente nga puna në këtë projekt, duke theksuar se ky investim ka për qëllim të përmirësojë aksesin, lëvizshmërinë dhe sigurinë në një nga zonat me potencial më të lartë turistik të qytetit
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Fert Hoxha, publikoi agjendën e Samitit të Katërt të Diasporës, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 prill 2026 në Tiranë.









