
Category: Ditari
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) regjistroi gjatë muajit janar mbi 721 mijë pasagjerë dhe 4,238 fluturime drejt 71 destinacioneve në 21 shtete.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale (MSHMS) zhvilloi takime konsultative me organizatat e shoqërisë civile për hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve 2026–2030 dhe Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026–2030.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, u firmosën dy marrëveshje bashkëpunimi.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi marrëveshjen për sigurimet shoqërore më Poloninë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mori pjesë në prezantimin e fushatës “S’ka Shkurt”, një nismë e mbështetur nga OSBE, që synon ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e përfshirjes në paligjshmëri dhe krim.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi sot në lidhje me katërvjetorin e nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, pas takimit dypalësh në Budapest, ku u riafirmua partneriteti i ngushtë mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe integrimit evropian.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të cilin zhvilloi edhe një takim.
Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Shoqërive të Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit
Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) publikuan në Fletoren Zyrtare udhëzimin e përbashkët, që përcakton mënyrën e llogaritjes së bazës tatimore për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve.









