Doganat në sesionin e Komitetit të OBT, fokus në modernizim dhe tregtia elektronike ndërkufitare

Administrata Doganore Shqiptare mori pjesë në sesionet e Komitetit të Përhershëm Teknik të Organizatës Botërore të Doganave, të zhvilluara në Bruksel


Administrata Doganore Shqiptare mori pjesë në sesionet e Komitetit të Përhershëm Teknik të Organizatës Botërore të Doganave, të zhvilluara në Bruksel (Belgjikë), me pjesëmarrjen e mbi 280 përfaqësuesve nga administratat doganore, organizatat ndërkombëtare dhe sektori privat.

Takimi u fokusua në modernizimin e operacioneve doganore, zhvillimet teknologjike, tregtinë elektronike ndërkufitare si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përballimin e sfidave të reja në fushën doganore.

Gjatë sesioneve u diskutuan dhe u miratuan një sërë instrumentesh dhe mekanizmash të rëndësishëm që mbështesin transformimin modern të administratave doganore, duke përfshirë përditësimin e modelit të të dhënave të OBD-së, raportin mbi teknologjitë inovative dhe transformuese për vitin 2026, udhëzues të përditësuar mbi Zonat e Lira Ekonomike, zhvillimet në kuadër të projektit Smart Customs, si dhe standardet dhe specifikimet teknike për tregtinë elektronike ndërkufitare.

Po ashtu u trajtuan sfidat që lidhen me rritjen e tregtisë elektronike ndërkombëtare, menaxhimin e riskut, përmirësimin e cilësisë së të dhënave dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e kontrolleve doganore.

Sikurse, sesioni u ndal edhe në çështje që lidhen me tregtinë e qëndrueshme, kufijtë e brishtë, bashkëpunimin doganë-postë dhe zbatimin e Marrëveshjes për Lehtësimin e Tregtisë të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Pjesëmarrja e Administratës Doganore Shqiptare në këtë forum të rëndësishëm teknik konfirmon angazhimin e saj për të ndjekur standardet dhe praktikat më të avancuara ndërkombëtare, në funksion të modernizimit të proceseve doganore, lehtësimit të tregtisë dhe forcimit të sigurisë në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri