Karakaçi: Investimi në nënstacionin Elbasan 3, strategjik për sigurinë energjetike të vendit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Elisian Bici, inspektuan sot ecurinë e punimeve në kantierin e nënstacionit Elbasan 3


Nënstacioni elektrik Elbasani 3 është një tjetër investim strategjik i Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Zhvillimet e fundit në sektor, veçanërisht rritja e kapaciteteve prodhuese kryesisht nga impiantet fotovoltaike, ka rritur nevojën për forcimin e linjave të transmetimit, me qëllim përballimin e flukseve, si dhe rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik.

Nënstacioni elektrik Elbasani 3 do të shërbejë si një nyjë e rëndësishme në nivelin 400 kV, duke mundësuar shpërndarje më të balancuar të flukseve të energjisë, reduktimin e mbingarkesave në korridoret ekzistuese dhe përmirësimin e stabilitetit të tensionit në sistem.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Elisian Bici, inspektuan sot ecurinë e punimeve në kantierin e nënstacionit Elbasan 3.

“Ky nënstacion nuk është një pikë kyçe vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e rajonit, pasi ne këtu i japim një siguri të gjitha vendeve, linjat e interkonjeksionit që kemi me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut kalojnë këtu. Ky është një nënstacion i ri i cili që ka kapacitet për të bërë kalimin e të gjithë flukseve të cilat do të kalojnë në këtë rrjet, njëkohësisht i japim dhe një siguri të shtuar zonës së bregdetit dhe zonës së Fierit”, bëri të ditur administratori Bici.

Ky nënstacion do të funksionojë në nivelin e tensionit 400 kV, ndërkohë që në të do të integrohen edhe disa linja 400 kV. Punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që shumë shpejt ky investim të përmbyllet. “Është një investim shumë i rëndësishëm, sepse jemi në një nënstacion 400 kV dhe bën edhe të gjithë lidhjen me linjat 400 kV, për herë të parë edhe me pjesën e Fierit dhe pastaj me pjesët kufitare. Ndërkohë është nënstacion shumë i rëndësishëm edhe për të gjitha linjat në vend”, u shpreh ministri Karakaçi.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se rritja e kapaciteteve prodhuese përmes energjisë fotovoltaike kërkon investime edhe në rrjetin e transmetimit për t’ju përgjigjur të gjithë këtij fluksi në rritje, ndaj ky nënstacion i shërben edhe këtij zhvillimi i cili po rritet vit pas viti.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm pasi është një nga mekanizmat më të mirë për të bërë edhe çlirimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Masat që ka marrë Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë viteve të fundit janë impresionuese në fakt. Ne kemi mbi 10% këtë vit të energjisë që prodhohet në vend që vjen nga energjia fotovoltaike. Deri në fund të vitit 2026 ne kemi rreth 600 mega kapacitet të miratuar tashmë nga Ministria dhe presim që deri në fund të vitit 2027 të kemi dhe 1 mijë mega shtesë kapacitet gjenerues nga fotovoltaiku”, u shpreh Karakaçi.

Nënstacioni elektrik Elbasani 3 do të lidhet edhe me nënstacionet e tjera kryesore të zonës përmes linjave të reja dhe atyre ekzistuese të transmetimit.

Burimi ATSH

Gonxhja: Shpallja e Dhërmiut qendër historike, forcim i mbrojtjes së vlerave historike dhe kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se me shpalljen e Dhërmiut qendër historike nga Këshilli…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Shpallja e Dhërmiut qendër historike, forcim i mbrojtjes së vlerave historike dhe kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se me shpalljen e Dhërmiut qendër historike nga Këshilli…