
Kos: BE do të disbursojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos tha sot se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi si pjesë e Planit të Rritjes.

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos tha sot se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi si pjesë e Planit të Rritjes.
“Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën shumë mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Gjithashtu po sjellim rezultate konkrete përsa i përket integrimit gradual, pasi, siç e dini, javën e kaluar edhe Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”, deklaroi Kos.
”Ndërkohë po përgatisim samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën e tyre evropiane”, tha ndër të tjera Kos., në një komunikim me gazetarët.
Marrë nga ATSH

















