
Category: Ditari
Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, në një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.
Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, theksoi sot se Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë kryetarët dhe punonjësit e bashkive në të gjithë vendin dhe do të ketë një bord të përbashkët mes bashkive dhe qeverisë.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit, njoftoi nisjen e një programi të ri për efikasitetin e energjisë me vlerë 50 milionë euro, fonde këto që do të menaxhohen nga qeveria shqiptare.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një takim me Komandën e Forcës Tokësore.
Ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të luajë një rol kyç në rritjen e kapaciteteve energjetike dhe reduktimin e emetimeve të CO2 në vend.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose inspektoi Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.
Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim përfaqësues të rrjetit Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Tiranë.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura.
UBT do të shndërrohet në një qendër ekselence jo vetëm për arsimin, por edhe për kërkimin shkencor, me synim tërheqjen jo vetëm të studentëve shqiptarë, por edhe atyre ndërkombëtarë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se nga shtatori i këtij viti, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) do të ofrojë programe akademike të njësuara plotësisht me modelin e Universitetit BOKU të Vjenës, duke sjellë një rritje cilësore në arsimin bujqësor dhe zhvillimin rural.









