Xhafaj: Ndarja e qartë e pushteteve, arritja e madhe e reformës në drejtësi

Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj tha sot se “reforma në drejtësi është nisma më e madhe dhe më e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë në këto 35 vite demokraci”.


Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj tha sot se “reforma në drejtësi është nisma më e madhe dhe më e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë në këto 35 vite demokraci”.

Në fjalën e tij në Kuvend, pas raportimit të disa drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, Xhafaj theksoi se “reforma në drejtësi nuk është thjesht një projekt politik apo ligjor, por është një akt shtetformues, një përpjekje e madhe për të ndërtuar më në fund një shtet që funksionon mbi drejtësinë dhe besimin e qytetarëve tek ligji”, theksoi Xhafaj.

Xhafaj vuri në dukje se “koha ka treguar se kjo reformë ishte dhe mbetet një domosdoshmëri për integrimin europian, për shtetin e së drejtës që duam të ndërtojmë si dhe për ringritjen e besimit të qytetarëve tek drejtësia, institucionet dhe e ardhmja. Ajo ka qenë dhe mbetet një kërkesë e vetë shoqërisë shqiptare, një thirrje për drejtësi të pavarur, të ndershme dhe të barabartë për të gjithë”.

Ky nuk është një proces i lehtë dhe i shpejtë, vijoi Xhafaj, sepse kërkon ndryshim të mendësisë, kulturës dhe praktikave institucionale.

“Siç po ndodh sot në këtë seancë debatesh dëgjoj shpesh kritika intimiduese, dyshime, apo sulme ndaj reformës, disa e quajnë të tepruar, disa e përshkruajnë si burim të problemeve të reja, të tjerë, deputetët e opozitës, e konsiderojnë edhe të dështuar. Por pyetja është: A mund të quhet dështim një reformë që ka sjellë ndryshime rrënjësore në funksionimin e shtetit të së drejtës në pritshmëritë e qytetarëve tek drejtësia dhe institucionet e reja të saj”, tha Xhafaj.

Xhafaj theksoi se “a mund të konsiderohet dështim pavarësia e dhënë pushtetit vendor, shkëputja e saj e plotë nga varësia ligjore dhe institucionale e pushtetit politik. Ndarja e qartë kushtetuese ndërmjet tre pushteteve përmes pavarësisë së pushtetit gjyqësor është arritja më e madhe e kësaj reforme. Ne kemi sot të fiksuar në Kushtetutë një model europian që garanton ekuilibrin dhe balancën ndërmjet pushteteve duke e vendosur gjyqësorin në një bazë të re kushtetuese”.

“A mund të quhet dështimi krijimi i gjykatave të posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë çmontuar fenomenin e pandëshkueshmërisë nëpërmjet forcës goditëse në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Ka marrë një mbështetje të fortë qytetare dhe po ndikon në krijimin e besimit se askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, tha Xhafaj.

Xhafaj përfundoi duke theksuar se reforma në drejtësi nuk duhet anatemuar por duhet ndihmuar të konsolidohet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë: Standard më i qartë për “arrestin në burg”, kërkon arsyetim konkret

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me përbërje të 16 gjyqtarëve, morën sot vendim mbi standardet që duhet të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë: Standard më i qartë për “arrestin në burg”, kërkon arsyetim konkret

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me përbërje të 16 gjyqtarëve, morën sot vendim mbi standardet që duhet të…