Filmat shqiptarë të restauruar, tani në ekranin e televizonit publik

Në Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Audiovizive u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) dhe Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë filmike dhe mediatike.

Marrëveshja e firmosur nga Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili dhe Drejtori i AQSHF-së, Eljan Tanini parashikon ndër të tjera vendosjen në dispozicion të filmave të restauruar nga AQSHF për pasurimin e arkivit të TVSH-së dhe shkëmbime të nevojave për digjitalizim të fondeve respektive.

Gjithashtu marrëveshja parashikon edhe pasurimin e fondit të AQSHF-së me materiale audiovizive të ngjarjeve më të rëndësishme historike dhe kulturore të xhiruara ndër vite nga RTSH.

Arkivi Qendror i Filmit vlerësoi se ky bashkëpunim shënon moment të rëndësishëm në misionin e përbashkët për ruajtjen, digjitalizimin dhe përcjelljen e trashëgimisë audiovizive shqiptare tek brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Kjo marrëveshje konsolidon përpjekjet për të siguruar që pasuria e paluajtshme kulturore e Shqipërisë, e regjistruar në kinematografi dhe televizion, të mbrohet në formatin më të sigurt digjital.

Burimi ATSH

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Zgjerimin

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një…