Malaj: SPAK, standard të ri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj vlerësoi sot në Kuvend punën e SPAK-ut, duke theksuar se ky institucion ka shënuar një standard të ri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj vlerësoi sot në Kuvend punën e SPAK-ut, duke theksuar se ky institucion ka shënuar një standard të ri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Malaj u shpreh se SPAK ka treguar integritet, ka zhvilluar hetime proaktive dhe financiare, përdor teknologji moderne, trajnon specialistë dhe bashkëpunon me agjenci ndërkombëtare si Europol, Eurojust dhe OLAF.

“SPAK ka bërë një punë që meriton vlerësim. Ka treguar integritet, ka hapur hetime si asnjëherë më parë, dhe ka goditur në nivele që dikur askush nuk do të guxonte t’i prekte”, deklaroi Malaj.

Sipas tij, kjo ka rritur besimin e publikut dhe të partnerëve europianë.

“Ky është një standard i ri pune, dhe mbi të gjitha, është një standard që ka rritur besimin e publikut dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ky fakt nuk është opinion, por është i reflektuar në raportet dhe vlerësimet e BE-së”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai theksoi se institucionit i duhet të përmirësohet më tej në efikasitet dhe fokus tek çështjet me rëndësi të madhe, si edhe të forcojë kapacitetet në hetime financiare, krime kibernetike dhe krim të organizuar transnacional.

“Pas gati 6 viteve aktivitet, SPAK ka hyrë tashmë në një fazë të re, ku pritshmëritë janë më të larta: pritshmëri për më shumë profesionalizëm, për proces të rregullt ligjor, dhe për respektim strikt të standardeve të njohura, duke përfshirë vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe të GJEDNJ”, u shpreh Malaj.

Deputeti socialist nënvizoi gjithashtu se politika duhet të mbështesë drejtësinë pa e përdorur atë për interesat e ditës, duke respektuar pavarësinë e saj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori Cremades, takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Cremades, takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike…