
Category: Ditari
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se brenda mjediseve të spitalit, nxënësit vijojnë procesin mësimor në kushte të përshtatura, përmes dy klasave të dedikuara që zhvillojnë mësimin sipas kurrikulës shkollore, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit me Ministrinë e Shëndetësisë.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetin social X lidhur me sulmet e fundit të SHBA dhe Izraelit ndaj strukturave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, ku në fokus ishin zhvillimet e sektorit, sfidat aktuale dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme të agroturizmit në Shqipëri.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut, nisi takimet në komunat e drejtuara nga shqiptarët me një ndalesë në Çair, të cilin e cilësoi si “zemra e Shkupit historik”.
Në një mesazh të përbashkët, botuar nga ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëjnë thirrje për përshpejtimin e zgjerimit të Bashkimi Evropian drejt Ballkanit Perëndimor.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), duke theksuar ecurinë e punimeve dhe standardet europiane të zbatimit të projektit.
Përfshirja e diasporës shqiptare në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të vendit ishte në qendër të Diskutimit të Hapur mbi hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, një iniciativë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe sipërmarrjes për rritjen e konkurrencës, transparencës dhe eficiencës në përdorimin e fondeve publike.
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi rregullat për organizimin e kritereve të mënyrës.









