Hoxha: Nderojmë rolin e jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në Rumani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në mbrëmjen e veçantë përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjikës, një figurë poliedrike


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në mbrëmjen e veçantë përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjikës, një figurë poliedrike, por edhe shembull besimi, dinjiteti dhe qëndrese, si dhe një urë e vyer kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Hoxha shkroi në rrjetin social “X” se kjo pjesëmarrje ishte moment i çmuar kujtese për lidhjet e thella historike, kulturore dhe njerëzore mes dy vendeve dhe popujve tanë.
“Pikërisht në Rumani mori formë një pjesë e rëndësishme e Rilindjes sonë Kombëtare. Atje patriotët shqiptarë artikuluan idealet e lirisë dhe të pavarësisë, botuan libra e gazeta, organizuan veprimtarinë kombëtare dhe mbajtën gjallë frymën e Shqipërisë së lirë dhe identitetin tonë evropian”, vlerësoi ministri Hoxha.
Po ashtu, kryediplomati shqiptar u shpreh se duke vlerësuar kontributin e veçantë të familjeve të mëdha shqiptare që lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike, kulturore dhe shpirtërore të të dy vendeve tona, nderohet njëkohësisht edhe roli i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare në Rumani.
“Ata që nuk i harruan kurrë rrënjët e tyre shqiptare, por përkundrazi, i ruajtën, i kultivuan dhe i përcollën me krenari brez pas brezi”, shkroi ministri Hoxha.
“Edhe sot, roli, kontributi dhe përfshirja përmbajtësore e diasporës sonë, “Atdheu jashtë”, siç e quajmë me të drejtë, një burim i çmuar energjie, dijesh, lidhjesh, mbeten thelbësore për zhvillimin e vendit, forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe jetësimin e së ardhmes evropiane të Shqipërisë”, përfundoi Hoxha.

Burimi ATSH

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…