Rama: Shqipëria, e para në rajon për prokurimet publike sipas vlerësimit europian

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në fushën e prokurimeve publike, duke u renditur e para në rajon, sipas vlerësimeve të Bashkimit Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në fushën e prokurimeve publike, duke u renditur e para në rajon, sipas vlerësimeve të Bashkimit Europian.

Në podkastin “FLASIM”, Rama u ndal te rezultatet e Shqipërisë në këtë sektor, të cilin e cilësoi si një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.

“Këtë javë ndamë disa të dhëna kuptimplota për ecurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë në fushën e prokurimeve publike. Një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një kapitull ku, ndryshe nga pasqyra tërësisht e deformuar e realitetit e kanaleve dhe e portaleve të këtushme, Shqipëria shihet si e transformuar pozitivisht dhe vlerësohet me një progres domethënës”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit, vlerësimet europiane tregojnë se Shqipëria kryeson në rajon në treguesit e prokurimeve publike dhe në disa indikatorë ndodhet edhe mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.

“Sot, në bazë të vlerësimit europian, Shqipëria është e para në rajon dhe me diferencë nga vendet e tjera të rajonit në të gjithë treguesit e prokurimeve publike, ndërkohë që në disa indikatorë kryesorë Shqipëria ndodhet mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Ndërsa mesatarja e procedurave me një ofertues në vendet e BE-së është mbi 32%, në Shqipëri kjo shifër është 23,5%, ndërsa në prokurimet për punë publike ajo zbret në 12%”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se këto rezultate lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër korrupsionit dhe modernizimin e administratës shtetërore.

“Edhe të dhëna të tjera flasin pikërisht për faktin se lufta kundër korrupsionit, e cila nuk është thjesht dhe vetëm lufta në frontin që ne mundësuam dhe që, falë vullnetit tonë, u hap në anën e drejtësisë, por është edhe lufta e përditshme sistematike në anën e modernizimit të shtetit dhe të ndërtimit të sistemeve që e bëjnë gjithmonë e më pak të pranishme prezencën e korrupsionit”, deklaroi ai.

Rama solli në vëmendje edhe transformimin e shërbimeve publike përmes digjitalizimit, duke nënvizuar se shumica e shërbimeve shtetërore tashmë ofrohen online.

“Janë rezultatet që tregojnë se, nga njëra anë, qytetarët tanë shërbehen tanimë prej vitesh me një klik në sistemin e shërbimeve digjitale, ku 95% e shërbimeve që ata kërkojnë nga shteti janë në platformën e-Albania. Pra, nuk janë më radhët, nuk janë më ryshfetet për të kaluar radhën e kështu me radhë, por është marrëdhënia e drejtpërdrejtë me shtetin”, tha Rama.

Duke iu referuar sistemit të prokurimeve publike, Kryeministri u shpreh krenar për vlerësimet ndërkombëtare ndaj Shqipërisë.

“Ndërsa, nga ana tjetër, është pikërisht i gjithë sistemi i prokurimeve publike. Prandaj jam krenar sot që Shqipëria përmendet si një shembull pozitiv nga ata që na gjykojnë objektivisht, ndryshe nga çfarë ndodh në pasqyrat e deformuara të gjykatësve popullorë, subjektivë, partiakë dhe gjysmë të verbër ose tërësisht të verbër”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…