Rama: Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mundësi konkrete për mijëra biznese

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” përbën një hap të rëndësishëm për mbështetjen dhe zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se partneriteti i ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” përbën një hap të rëndësishëm për mbështetjen dhe zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend.

Në podkastin “FLASIM”, Rama u ndal te nënshkrimi i partneritetit të ri mes qeverisë, sistemit bankar dhe Bankës së Shqipërisë për programin kombëtar të financimit të sipërmarrjeve.

“Këtë javë nënshkruam edhe partneritetin shumë të rëndësishëm mes shtetit dhe sistemit bankar për mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare. U hodh një hap i paralajmëruar, por që është një hap në drejtimin e duhur me një potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e mëtejshme të sipërmarrjes shqiptare”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se programi krijon më shumë akses për bizneset e vogla dhe të mesme në financim, përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të qeverisë.

“Nënshkrimi i partneritetit ndërmjet qeverisë, sistemit bankar dhe linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë për programin kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është një derë e hapur, një program që u jep shumë më tepër mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të rriten përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të qeverisë për kredinë e tyre”, deklaroi Rama.

Sipas tij, programi është ndërtuar mbi kërkesën në rritje të sipërmarrjeve shqiptare për zgjerim dhe investime të reja.

“Një program i lindur nga nevoja tanimë gjithmonë e më e zëshme e sipërmarrjes së vogël shqiptare për t’u rritur në bazë të themeleve të hedhura me shumë punë, me shumë përpjekje, me shumë mund dhe, në shumë raste, me eksperiencën e fituar në emigracion”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi energjinë dhe potencialin e sipërmarrësve shqiptarë, duke theksuar nevojën që shteti të jetë në mbështetje të tyre.

“Njerëz me ide, njerëz me energji, me vullnet kanë nevojë të kenë shtetin në krah, të kenë qeverinë në krah për ta zgjeruar aktivitetin e tyre, pasi për të riinvestuar duhet një financë që ata hë për hë nuk e kanë, por nga ana tjetër kanë në dorë një zanafillë që mund ta kthejë atë financim të kredituar në një sukses komercial plotësisht të arsyeshëm për kredinë mbështetëse”, u shpreh ai.

Rama theksoi se përmes këtij programi pritet të mbështeten mijëra ndërmarrje shqiptare përmes normave të favorshme të interesit dhe garancive sovrane.

“Kështu që, përmes këtij programi, ne besojmë shumë që, duke vënë në dispozicion një linjë kredie me interesa nga 2 deri në 3% dhe një garanci sovrane nga 30 deri në 70%, në bazë të riskut, do t’u japim mundësira të mëdha konkrete mijëra ndërmarrjeve shqiptare”, deklaroi kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…