Shqipëri-Francë marrëveshje për bashkëprodhime kinematografike, Gonxhja: Mundësi të reja për kineastët shqiptarë

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë (Cannes), u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, një moment historik për zhvillimin e industrisë kreative dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.


Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë (Cannes), u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, një moment historik për zhvillimin e industrisë kreative dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se “kjo marrëveshje përfaqëson një hap strategjik për kinemanë shqiptare dhe për të gjithë sektorin kulturor”.

“Është shumë kënaqësi që jemi sot këtu me ministren e Kulturës të Francës, Catherine Pégard, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të mirë dhe të ngrohtë mbi kinematografinë, reformën që po ndërmarrim në këtë sektor, si edhe mbi kulturën në përgjithësi, shkëmbimet dhe bashkëpunimet mes vendeve tona. Marrëveshja që firmosëm sot krijon një bazë të rëndësishme për bashkëprodhimet filmike dhe hap mundësi të reja për kineastët shqiptarë në tregun europian dhe ndërkombëtar”, deklaroi Gonxhja.

Nga ana e saj, ministrja Pégard, theksoi rëndësinë e afrimit kulturor mes dy vendeve dhe ndikimin që kjo marrëveshje do të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të kinemasë.

“Jam shumë e lumtur që patëm mundësinë të zhvillonim këtë takim, i cili tregoi edhe një herë se sa afër janë kulturat tona dhe sa e rëndësishme është të vazhdojmë këtë rrugë bashkëpunimi. Marrëveshja mes CNC-së franceze dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë është një instrument shumë i rëndësishëm për realizimin e bashkëprodhimeve filmike dhe për forcimin e lidhjeve tona kulturore. Besoj se një ditë do të rikthehem në Cannes për të parë një film franko-shqiptar”, u shpreh ministrja Pégard.

Marrëveshja e nënshkruar në Kanë njeh filmat e bashkëprodhuar si produksione kombëtare në të dy vendet, duke u dhënë akses në skemat publike të financimit dhe mbështetjes për industrinë audiovizive në Shqipëri dhe Francë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon retorikën shoviniste të zyrtarëve serbë dhe kërkon reagim diplomatik

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me vendosmëri deklaratat e fundit të një ministreje të Qeverisë së Serbisë, të cilat rikthejnë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon retorikën shoviniste të zyrtarëve serbë dhe kërkon reagim diplomatik

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me vendosmëri deklaratat e fundit të një ministreje të Qeverisë së Serbisë, të cilat rikthejnë…