Vizitat në Gjermani dhe Estoni, Rama: Hapa strategjikë për integrimin europian dhe sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizitat e zhvilluara këtë javë në Gjermani dhe Estoni u lidhën drejtpërdrejt me të ardhmen europiane të Shqipërisë, sigurinë euroatlantike dhe avancimin e vendit në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vizitat e zhvilluara këtë javë në Gjermani dhe Estoni u lidhën drejtpërdrejt me të ardhmen europiane të Shqipërisë, sigurinë euroatlantike dhe avancimin e vendit në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në podkastin “FLASIM”, Rama foli mbi vizitat në Aachen të Gjermanisë dhe Tallinn të Estonisë.

“Dy ndalesa të lidhura drejtpërdrejt me të ardhmen europiane të Shqipërisë, me sigurinë euroatlantike dhe me vetë momentin që po kalon Shqipëria në rrugën e saj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se në Aachen mori pjesë në ceremoninë prestigjioze të Çmimit të Karlit të Madh, ku u vlerësua ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

“Në Aachen të Gjermanisë pata kënaqësinë dhe nderin të jem sërish pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Çmimit të Karlit të Madh, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributorët në bashkimin dhe në të ardhmen e Europës, ku europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin Karli i Madh 2026”, deklaroi Rama.

Duke u ndalur te vizita në Estoni, Rama vlerësoi pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare të sigurisë “Lennart Meri”, si dhe anëtarësimin zyrtar të Shqipërisë në strukturën e NATO-s për mbrojtjen kibernetike.

“Në Tallinn të Estonisë, isha i ftuar në konferencën e rëndësishme Lennart Meri, një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe marrëdhëniet transatlantike. Një moment me rëndësi ishte edhe anëtarësimi zyrtar i Shqipërisë në NATO Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence, një nga strukturat e reja dhe më të avancuara të aleancës në mbrojtjen kibernetike dhe një hap strategjik për vetë Shqipërinë si një nga kontributorët në sigurinë kibernetike të aleancës”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, ky zhvillim e vendos Shqipërinë në një nivel të ri bashkëpunimi brenda NATO-s në një nga fushat më të rëndësishme të sigurisë moderne.

“Shqipëria vendoset tanimë në një nivel tjetër bashkëpunimi brenda aleancës, për një fushë që sot është një nga frontet më kritike të sigurisë sonë dhe të sigurisë globale në tërësi”, u shpreh ai.

Rama theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Estonisë po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, sidomos në teknologji dhe digjitalizim.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Estonisë hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, posaçërisht në teknologji, digjitalizim, inteligjencë artificiale, inovacion në tërësi, ku Estonia ka qenë një pioniere dhe ku sot Shqipëria shihet me respekt”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se pala estoneze ishte e mirëinformuar për zhvillimet teknologjike dhe digjitale në Shqipëri dhe e interesuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Unë u ndjeva mirë, për hir të së vërtetës, pasi miqtë estonezë ishin shumë të informuar për zhvillimet teknologjike dhe digjitale të Shqipërisë dhe, nga ana tjetër, shumë të interesuar edhe ata për të forcuar komunikimin, bashkëpunimin dhe ndërveprimin mes dy vendeve tona”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…