
Category: D#
Anija P-134 “Butrinti”, pjesë e misionit në Detin Egje, realizoi një stërvitje në ujërat ndërkombëtare me anijen flamurtare gjermane A1437 “PLANET” me synim përmirësimin e manovrimit të përbashkët dhe forcimin e bashkëpunimit detar.
Investimi në kapacitetet njerëzore është prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes, bazuar në objektivin për forcimin e sigurisë kombëtare.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku marrin pjesë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si edhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë kombëtare.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga konferenca e përbashkët për shtyp me homologun francez, ministrin e Forcave të Armatosura Sébastien Lecornu, u shpreh se sot u nënshkrua një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Shqipëria riafirmoi përkushtimin e saj ndaj sigurisë kolektive dhe kohezionit të Aleancës
Kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtnat Arben Kingji.
Numrin më të lartë të kthimeve e mban Italia me 69 954, ndjekur më pas nga Greqia 38 479, më pas Gjermania. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 38 929 zarfe, Fier 23 047, Durrës 18 562.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste iu ka bërë thirrje shqiptarëve jashtë vendit që ende nuk e kanë dërguar mbrapsht zarfin me votën e tyre, që ta dorëzojnë.
Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të shihni Shqipërinë e re”, thotë Rama në një intervistë për Corriere della Sera.
Major Ilir Shabaku, shef i Operacioneve në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës shprehet se, trupat po stërviten për dërgimin në mision në Bullgari.









