Balla në bazën e NATO-s në Letoni: Mirënjohje për kontributin e ushtarakëve shqiptarë në një mision strategjik

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyrtare në bazën ushtarake të NATO-s në Ādaži, Letoni, ku ndodhen të dislokuara edhe trupa nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyrtare në bazën ushtarake të NATO-s në Ādaži, Letoni, ku ndodhen të dislokuara edhe trupa nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Balla mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dy dëshmorëve të atdheut Major Klodian Tanushi dhe Nëntetar Zarife Hasanaj të rënë në krye të detyrës në një mision ndërkombëtar më 6 Maj 2019.

“Sakrifica e tyre është simbol i guximit dhe devotshmërisë së ushtarakëve shqiptarë, që shërbejnë me nder brenda dhe jashtë vendit. Ata do të mbeten gjithmonë të paharruar për sakrificën e tyre. Edhe një herë, respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush dhe për familjet tuaja, të cilat e ndjejnë më shumë sesa kushdo tjetër vështirësinë dhe sakrificën e detyrës ushtarake”, u tha Balla pjesëtarëve të misionit shqiptar.

Gjatë kësaj vizite të Ballës në cilësinë e Ministrit të Shtetit i cili është edhe pika kombëtare e kontaktit të NATO-s për Qëndrueshmërinë, shprehu krenarinë dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e ushtarakëve shqiptarë në këtë mision të rëndësishëm të Aleancës.

“Ju sjell përqafimin nga Shqipëria dhe mirënjohjen e qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar për kontributin tuaj këtu. Ju na nderoni me praninë tuaj në një mision të përbashkët të NATO-s, në një vend aleat si Letonia, me një pozicion tepër të rëndësishëm gjeostrategjik, sidomos në kushtet e reja të sigurisë pas agresionit rus në Ukrainë”, u shpreh ministri Balla gjatë fjalës së tij para trupave shqiptare në Ādaži.

Gjatë vizitës në bazë, ministri u takua me Shefin e Shtabit të Brigadës “MNBDE LVA”, Brigada Shumëkombëshe në Letoni, Lejtenant Kolonel Philippe Tremblay, i cili i shprehu Ballës “vlerësimet më të larta për ushtarakët tanë dhe rolin e tyre profesional në këtë mision.”

“Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të Aleancës për përshtatjen e Aleancës me realitetin e ri të sigurisë, duke përfshirë miratimin e planeve të detajuara për fuqizimin e mbrojtjes, si dhe zotimin e ri të investimeve në këtë fushë”, tha Balla.

Baza ushtarake Ādaži, një nga pikat kyçe të mbrojtjes së NATO-s në Balltik, strehon Brigadën Shumëkombëshe të Forcave të Përparuara të NATO-s (EFP), një strukturë e krijuar si përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë nga Rusia. Kjo brigadë përfshin trupa nga vende të ndryshme anëtare të NATO-s si Kanadaja, Danimarka, Spanja, Italia, Polonia, Sllovakia, Çekia, Shqipëria dhe të tjerë.

Toga Shqiptare e EOD-së në Letoni ka një rol të specializuar në asgjësimin e municioneve të pashpërthyera, minave dhe pajisjeve të improvizuara shpërthyese, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të trupave dhe komunitetit përreth.

Vendosja e trupave shqiptare në një nga zonat më kritike të sigurisë në Evropë thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe besnikërinë ndaj vlerave të përbashkëta të Aleancës.

Lexo më shumë nga

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

COREPER miraton mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30 të negociatave

Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se COREPER ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre…