Digital Life Design sjell konferencën e saj të inovacionit në Tiranë

Tirana po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një qendër strategjike për inovacionin, krijimtarinë dhe zhvillimin teknologjik në rajon.


Tirana po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një qendër strategjike për inovacionin, krijimtarinë dhe zhvillimin teknologjik në rajon. Një dëshmi e qartë e këtij trendi është zgjedhja e saj nga Digital Life Design (DLD), një prej konferencave më të njohura të inovacionit në Europë, si vendi i organizimit të edicionit të saj të radhës.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, priti në një takim përfaqësues të DLD, për të diskutuar mbi detajet e këtij eventi të rëndësishëm, që sjell në Tiranë ekspertë ndërkombëtarë, inovatorë, sipërmarrës dhe liderë të teknologjisë.

“Nga Plug and Play te College of Europe, Tirana po forcohet gjithnjë e më shumë si destinacion strategjik për inovacion, krijimtari, kapital dhe kulturë. Digital Life Design, një nga konferencat më prestigjioze të inovacionit në Europë zgjodhi Tiranën për eventin e saj të rëndësishëm të radhë”, theksoi ministri Mazniku.

Vet kompania, në faqen e saj zyrtare vlerëson zhvillimin e shpejtë që po përjeton Tirana.

“Ajo që dikur ishte kryeqyteti më i izoluar i Europës, sot është një nga më emocionuesit. Një qytet plot jetë, në zhvillim të shpejtë, në kryqëzimin e kulturave dhe ideve, Tirana po riformëson veten përmes dizajnit, sipërmarrjes dhe lidhjeve globale. Nga Plug and Play dhe Kolegji i Europës, te studiot arkitekturore me famë botërore dhe madje zhvillimi i një piste të re të Formula 1, aktorë ndërkombëtarë po i hedhin sytë nga Tirana. Qyteti jo vetëm që po transformohet, por po e merr vendin e tij si një destinacion strategjik për kreativitetin, kapitalin dhe kulturën. Prandaj DLD është këtu dhe po i kushton vëmendje”, citohet DLD.

Themeluar në vitin 2005 si një mbledhje intime mes miqsh, DLD (Digital Life Design) është zhvilluar në konferencën udhëheqëse të Europës për inovacion, duke bashkuar vizionarë nga e gjithë bota.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…