
Category: Aktualitet
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti 2026 përbën një moment kyç për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë periudhë si vendimtare për ecurinë e procesit dhe për të ardhmen europiane të vendit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Podkastin “FLASIM – Episodi 3, Sezoni 6” se, ftesa e dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për t’ju bashkuar atij në Bordin e Paqes solli një tollovi në poltikën shqiptare
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka nisur procesi i dëgjesave publike për hartimin e Skemës Kombëtare 2026 për fermerët, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për orientimin më efikas të financimeve në sektorin e bujqësisë.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në Stamboll nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit.
Kryeministri Edi Rama, gjatë një bisede për zhvillimin e industrisë së filmit në vend, tha se Shqipëria është e hapur për kineastët e talentuar, pavarësisht kombësisë së tyre.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u ndal të shtunën në Kukës, ku zhvilloi një takim me fermerë të bashkive Kukës dhe Has, në kuadër të procesit të hartimit të Skemës Kombëtare 2026.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim përshëndetës me mbretin e Spanjës, Felipe VI, dhe mbretëreshën Letizia, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit FITUR 2026, që po mbahet në Madrid.
Drejtorja ekzekutive e Durana Tech Park, Florenca Haxhi, deklaroi sot se ky park synon të pozicionojë Shqipërinë si një qendër rajonale të inovacionit dhe teknologjisë.
Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, mori pjesë në një vizitë studimore të organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg (Francë)







