Kreu i KLGj-së vizitë studimore në KiE dhe GjEDNj në Strasburg

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, mori pjesë në një vizitë studimore të organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg (Francë)


Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, mori pjesë në një vizitë studimore të organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg (Francë), në datat 20-22 janar. Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte marrja e përvojës lidhur me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në çështjet mjedisore dhe zbatimin e vendimeve të GjEDNj-së që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë vizitës, Rusi zhvilloi takime me presidentin e Seksionit të Tretë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili mbulon çështjet për Shqipërinë, Ioannis Ktistakis, me kancelaren e kësaj gjykate, Marialena Tsirli, si dhe me gjyqtarin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Darian Pavli.

Gjithashtu, Rusi pati një takim me drejtorin e Divizionit të Programeve për Bashkëpunim të Këshillit të Evropës, Giovanni Battista Celiento.

Çështjet e diskutuara në këto takime ishin adresimi i gjetjeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, roli dhe marrja e masave nga KLGj-ja për uljen e çështjeve të prapambetura, si edhe kohëzgjatja e proceseve gjyqësore në Shqipëri.

Gjithashtu, gjatë vizitës, Rusi mori pjesë në një seancë gjyqësore në Dhomën e Madhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo vizitë studimore, ndër të tjera, shërbeu edhe për njohjen dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…