Rama: Shqipëria, hapësirë për talentin dhe zhvillimin e kinematografisë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bisede për zhvillimin e industrisë së filmit në vend, tha se Shqipëria është e hapur për kineastët e talentuar, pavarësisht kombësisë së tyre.


Kryeministri Edi Rama, gjatë një bisede për zhvillimin e industrisë së filmit në vend, tha se Shqipëria është e hapur për kineastët e talentuar, pavarësisht kombësisë së tyre.

Rama kishte të ftuara sot në podkastin “FLASIM – Episodi 3, Sezoni 6” dy motra kineaste shqiptare nga Vlora, Vilma dhe Greta, të cilat jetojnë dhe veprojnë në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku merren me prodhimin e filmave.

I pyetur se se cili është vizioni i tij lidhur me kineastët që kanë dëshirë të vijnë në Shqipëri nëse do të favorizohen më shumë të huajt apo shqiptarët, Kryeministri u shpreh se, “është një çështje e talentit, jo e kombësisë. Kush është i talentuar, është i talentuar”.

“Grupet që krijohen shpesh përmbajnë kombinime të ndryshme nacionalitetesh”, theksoi Rama.

Ai bëri të ditur se në vend funksionon Akademia e Filmit “Marubi”, ndërsa së fundmi është hapur një tjetër akademi nga dy amerikanë të apasionuar, njëra prej të cilëve është “Script Writer”.

Këto iniciativa ofrojnë një mjedis të mirë për zhvillimin e kinematografisë dhe kanë sjellë përvojë të re për producentët dhe distributorët e huaj, theksoi ai.

Rama shtoi se Shqipëria ka një avantazh unik gjeografik, duke ofruar në një perimetër të vogël mal, det, qytete të vjetra dhe të reja, që mund të shfrytëzohen për prodhime filmike.

Ai nënvizoi se, megjithëse Shqipëria është vend i vogël dhe nuk mund të pretendojë prodhime masive, filma të metrazhit të shkurtër realizohen dhe tregojnë talentin e të rinjve.

Kryeministri përmendi gjithashtu edhe suksesin e Erenik Beqirit, i cili fitoi “Luanin e Artë” për filmin e metrazhit të shkurtër “Një udhëtim i shkurtër” në kategorinë “Orizzonti” në Festivalin e Filmit në Venecia.

“Ne kemi një djalë të jashtëzakonshëm që fitoi në Venecia për filmin e shkurtër”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasada gjermane: Mbështesim të rinjtë shqiptarë përmes arsimit dhe trajnimeve

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka ndarë sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke theksuar rëndësinë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada gjermane: Mbështesim të rinjtë shqiptarë përmes arsimit dhe trajnimeve

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka ndarë sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, duke theksuar rëndësinë…