
Category: Aktualitet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani zhvilloi sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutoi mbi çështje që lidhen me çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi sot nxënësit e shkollës “Kosova” në Tiranë, ku bisedoi me ta lidhur me aktivitetet që zhvillojnë.
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber vizitoi sot Linin në Pogradec, ku vlerësoi bashkëpunimin mes ekspertëve zviceranë dhe atyre shqiptarë në fushën e arkeologjisë.
Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 1282 qendra votimi të rinumëruara, nuk ka ndryshim të mandateve për deputetë.
E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë Kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet, në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.
Banka e Shqipërisë me objektiv rritjen e rezervës valutore, ka zhvilluar tre ankande për blerjen e valutës, në bankat e nivelit të dytë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.
Droni Bayraktar TB2, i ngritur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e zjarreve.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City Albania”, që u zhvillua në Tiranë.
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn vlerësoi sot partneritetin mes dy vendeve ndërsa u shpreh se “jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria”.