
Category: Aktualitet
Zhvillimet në rajon ishin ndër çështjet e diskutuara në takimin mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe homologut të tij kroat, Gordan Grlić Radman gjatë një takimi në Tiranë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria dhe Kroacia do të intensifikojnë bashkëpunimin strategjik në fusha kyçe si integrimi evropian, ekonomia, energjia, turizmi dhe infrastruktura.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke deklaruar se vendi ka pritur mjaftueshëm dhe se tashmë është koha të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vizitoi sot një sipërmarrje që operon në sektorin e industrisë ushqimore, në prodhimin e ëmbëlsirave, për të informuar bizneset mbi mundësitë që ofron Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili synon të mbështesë zgjerimin e investimeve, rritjen e prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Kryeministri Edi Rama informoi sot se ka propozuar që punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, që angazhohen në punën për shuarjen e zjarreve të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra, ndërsa u bëri thirrje të gjithë bashkive të veprojnë njësoj, edhe me forcat e tyre zjarrfikëse.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha sot se ky është një ndër vitet më të mira në përballimin e zjarreve.
Në Bazën Ajrore të Farkës u zhvillua aktiviteti kombëtar për rritjen e gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve.
Kryeministri Edi Rama informoi sot se deri në fund të vitit, flotës së mjeteve ajrore për shuarjen e zjarreve do t’i shtohen edhe tre avionë të rinj.
Kryeministri vlerësoi se rrugëtimi i saj ka dëshmuar se modelet e avancuara të Inteligjencës Artificiale mund të zhvillohen dhe të performojnë me sukses edhe në gjuhën shqipe, duke krijuar një eksperiencë komunikimi të saktë, intuitive dhe të aksesueshme për çdo qytetar.








