Schieder: Kultura politike në Shqipëri duhet të bëjë hap përpara, jo me molotov por me argumente

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi sot se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara dhe të mos dramatizojë gjithçka me koktejle molotovi.


Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi sot se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara dhe të mos dramatizojë gjithçka me koktejle molotovi.

Në një konferencë për shtyp, Schieder u shpreh se aktorët politikë duhet të argumentojnë fort në skenën politike.

“Kjo vlen edhe për opozitën edhe për qeverinë. Mbi 90% e qytetarëve shqiptarë duan integrimin në BE. Kjo është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipëria Europës, që është një vend i bashkuar dhe ka një qasje të bashkuar”, tha Schieder.

Schieder vlerësoi se aktualisht në Shqipëri ka unanimitet për disa çështje të politikës së jashtme, ndërsa theksoi se “do të donte shumë që unanimitet të ketë edhe për çështje të tilla europiane”.

Ndaj Schieder theksoi se nevojitet përmirësimi i kulturës politike.

“Në parlament ka hapësirë për deputetët e opozitës dhe të dhe mazhorancës të diskutojnë këto çështje. Pra, është demokraci normale ku ke mosdakordësi, por mos ta dramatizojmë situatën më shumë se sa duhet. Këtu mësova se situata është më pak dramatike se sa na duhet. Unë do të zgjidhja funksionimin normal të një demokracie”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e…