
Category: Aktualitet
Dogana shqiptare funksionon pa ndërprerje 24 orë në ditë, me një staf prej 1200 punonjësish të shpërndarë në 18 degë dhe 16 zyra doganore, duke mbuluar të gjithë territorin doganor të vendit.
Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të përfitojnë pension mbi bazën e viteve të punës të njohura zyrtarisht.
Përgjatë gjithë sezonit veror turistik, jo vetëm qendrat shëndetësore verore, por edhe Urgjenca Kombëtare Mjekësore, janë në dispozicion të qytetarëve për t’u ardhur në ndihmë në çdo problematikë shëndetësore që ata shfaqin.
Parku Arkeologjik i Apolonisë mirëpret çdo ditë qindra vizitorë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se edhe për këtë sezon turistik janë marrë masa konkrete për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në samitin e NATO-s në Hagë.
Në vitin 2027, për herë të parë, do të mbahet në Tiranë, Samiti i NATO-s.
Bashkia e Lezhës mori pjesë në forumin e qyteteve, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Komisionit Evropian për politikën urbane dhe kohezionin, të zhvilluar në Krakow, Poloni.
Këshilli i Ministrave miratoi sot listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë.









