
Category: Aktualitet
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido tha sot se ekipet e bashkisë, ushtrisë, bordit të kullimit dhe forcave të emergjencës civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar pas dëmtimit të argjinaturës dhe përmbytjes së fushës në Çukë.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është rënë dakord me Bashkimin Europian për 11 pikëkalime kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, deklaroi sot se projektbuxheti për vitin 2026 përfaqëson nivelin më të lartë të mbështetjes financiare për bujqësinë ndër vite.
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos u shpreh gjatë fjalës së saj në nisje të punimeve të samitit për Planin e Rritjes në Tiranë, se një treg i përbashkët rajonal rrit ekonomitë e vendeve anëtare me 10%.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Korridori VIII është një projekt kritik edhe për sigurinë në Europë, ndërsa është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në Samitin e Planit të Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor “Rruga jonë drejt BE”, të mbajtur sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë, theksoi se, rajoni po lëviz nga pasiguria drejt mundësive të reja dhe se marrëdhëniet me Bashkimin Europian po ndërtohen mbi rezultate konkrete e jo mbi kërkesa për favore.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka pritur në një takim Anette Kramme, Sekretare Parlamentare e Shtetit, anëtare e Bundestagut gjerman dhe njëkohësisht kryetare e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (IRZ).
Që prej mesnatës së djeshme, stafi i bashkisë Lezhë, Bordi i Kullimit dhe mjete të bizneseve janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës në zonën e Tales, pas reshjeve intensive që kanë krijuar prezencë uji në tokat bujqësore.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me Stephen Nix, drejtor për Europën dhe Azinë në Institutin Ndërkombëtar Republikan.
Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe për mundësitë e reja të investimeve suedeze në qytet.









