
Category: Aktualitet
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni pritën në një takim delegacionin e nivelit të lartë nga Rajoni i Kurdistanit në Irak, të kryesuar nga zëvendëskryeministri, Qubad Talabani.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të dhjetëra motoçikletave të reja për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat speciale “Shqiponja”.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro përgëzoi sot mësuesit që morën pjesë në procesin e kualifikimit profesional, duke e cilësuar atë si një dëshmi të përkushtimit ndaj profesionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Artur Metani, deklaroi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale se ILD ka përmbushur plotësisht të tetë rekomandimet e adresuara nga Kuvendi për vitin 2025.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 104.3 milionë euro është kosto fiskale e kursyer nga qytetarët dhe bizneset nga zbatimi i tatimit të reduktuar në 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme
Klubi Parlamentar për të Rinjtë, së bashku me 10 deputetë të rinj të Kuvendit zhvilloi një vizitë studimore treditore në Parlamentin Evropian, në kuadër të Programit për Liderët e Rinj Politikë (Young Political Leaders – YPL) për Ballkanin Perëndimor.
Delegacioni i përhershëm i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, i përbërë nga deputetët Blendi Klosi dhe Fatmir Mediu, mori pjesë në punimet e sesionit të 33-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zhvilluar nga 4 deri më 8 korrik 2026 në qendrën World Forum në Hagë, Holandë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama si dhe delegacioni shqiptar do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin Pierre-Alexandre Anglade dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare të Francës.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari u bëri sot thirrje të rinjve të aplikojnë për programin e studimit “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e Sigurisë, duke e cilësuar shërbimin në Policinë e Shtetit si një mision në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.









