Rama: Skemë e re për pensionet, rritje të përvitshme dhe fond individual shtesë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është vendosur një skemë e rritjes së përvitshme të pensioneve dhe se po përgatitet edhe një kolonë e re mbështetëse për sistemin e pensioneve.

Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike, Rama: Raporti i BE konfirmon përmirësimet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria spikat në rajon për përmirësimet në prokurimet publike dhe renditet e para në transparencë dhe cilësinë e mekanizmave të zbatimit, sipas një raporti të Bashkimit Europian përmes instrumentit SIGMA dhe OECD-së.

Begaj uron besimtarët ortodoksë: Drita e pranisë së Zotit ndriçoftë jetën tuaj

Me rastin e Pashkës ortodokse, Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë.

Rama uron besimtarët ortodoksë

Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.

Rama: Rritja e pagës minimale do të vijojë me faza tranzitore mbështetëse për biznesin

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në kompleksin industrial ku operon kompania koreano-jugore Yura Corporation Albania në Fier, ku vlerësoi standardet e larta të prodhimit dhe kushtet e punës, duke theksuar rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Ibrahimaj: Rritja e pagës minimale pasqyron zhvillimin ekonomik, mbështetje me rimbursim për bizneset

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një takimi në ambientet e kompanisë Yura Corporation Albania në Fier, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama, kinistri i Financave Petrit Malaj dhe drejtuesja politike e qarkut Fier Belinda Balluku, u ndal te zhvillimet ekonomike dhe ndikimi i tyre në rritjen e pagave dhe punësimit në vend.

Rama: Opozita flet në Bruksel kundër vendit, negociatat vijojnë sipas kalendarit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në asnjë rast tjetër nuk ka ndodhur që gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian opozita të flasë kundër vendit të vetë në Bruksel.

Koçiu: Investimi në 70 shkolla të reja ka përfunduar, 42 të tjera në proces ndërtimi

Mbi 400 gjimnazistë dhe 17 mësues të shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër, do të zhvillojnë mësimin në ambiente moderne, në një godinë tërësisht të rikonstruktuar sipas standardeve europiane.

Rama: Mbështetje deri në 2 milionë euro për çdo sipërmarrës që do të dyfishojë ndërmarrjen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët në Krutje të Lushnjës, ku sqaroi lehtësitë fiskale dhe risitë e skemës së re kombëtare për mbështetjen e këtij sektori.

Malaj: Buxheti për bujqësinë është pesëfishuar, synojmë 1 miliard euro eksporte deri në 2030

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Krutje të Lushnjës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, theksoi se buxheti për bujqësinë është pesëfishuar gjatë qeverisjes së mazhorancës socialiste.