Gogu: Dispozita ligjore nuk mbron askënd nga ligji, pezullimi paralizon shtetin

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi se nisma ligjore e prezantuar nga kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nuk synon t’i japë mbrojtje personale askujt përballë ligjit, por të garantojë vijimësinë e funksionimit të institucioneve.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi se nisma ligjore e prezantuar nga kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nuk synon t’i japë mbrojtje personale askujt përballë ligjit, por të garantojë vijimësinë e funksionimit të institucioneve.

Sipas nismës ligjore të grupit parlamentar socialist për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, tre subjekteve që përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra, i shtohen edhe shtatë subjekte të tjera.

Në një intervistë televizive Gogu theksoi se masa e ndalimit nuk ndikon në hetime, pasi prokuroria vijon punën e saj pavarësisht vendimeve.

“Kjo dispozitë nuk po kërkon mbrojtje personale për askënd para ligjit. Hetimi vazhdon dhe nuk ka lidhje me masën e ndalimit”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, pezullimi i një funksioni të lartë shtetëror krijon vakum institucional dhe rrezikon të bllokojë ushtrimin e detyrave kushtetuese.

“Funksionin nuk mund ta kryejë dikush tjetër kur pezullohet. Nuk është si të pezullosh një drejtor që ka zëvendësues. Në rastin konkret pezullohet shteti”, tha Gogu, duke shtuar se situata mund të paralizojë institucionet për të cilat qytetarët kanë votuar.

Ai nënvizoi se debati nuk lidhet me faktin nëse do të ketë hetim apo jo, pasi sipas tij kjo është e padiskutueshme.

“Nuk po diskutojmë a do hetohet apo s’do hetohet ministri. Do hetohet, ç’ke me të ministri, zëvendëskryeministri, kryeministri, po të duash ti, të gjithë. Nuk diskutohet kjo gjë. Prokuroria vazhdon hetimin edhe tani që ne flasim”, deklaroi Gogu.

Ministri Gogu shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte dhënë një interpretim detyrues, situata do të ishte më e qartë, por gjykata vetëm konstatoi problemin pa ofruar një zgjidhje përfundimtare.

Ai ngriti pyetjen se a është masë ndaluese kur pezullon një funksion kushtetues?

“Kjo quhet përgjegjshmëri politike, sot kryeministri u dha përgjigje të gjithëve kur tha që e ka kërkuar 3 herë dorëheqjen”, iu përgjigj ministri Gogu, pyetjeve mbi të drejtën morale të qëndrimit në detyrë të zv/kryeministres Balluku.

Sipas tij, debati sot nuk është me imunitetin ndërsa masa nuk është vendim përfundimtar.

/Marrë nga ATSH

Vendet e grupimit BRICS kontribuues të rëndësishëm në ekonominë globale

Vendet e BRICS-it synojnë ngritjen e peshës së ekonomive në zhvillim në qeverisjen ekonomike globale me anën e forcimit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vendet e grupimit BRICS kontribuues të rëndësishëm në ekonominë globale

Vendet e BRICS-it synojnë ngritjen e peshës së ekonomive në zhvillim në qeverisjen ekonomike globale me anën e forcimit të…