
Category: Aktualitet
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “Urdhri i Skënderbeut” e riintegroi Shqipërinë në konstelacionin e sistemeve europiane të urdhrave e medaljeve.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në episodin 10 të Podkastit “Flasim”, sezoni i 5, historinë e Ingridit, ideatores dhe themelueses së kësaj sipërmarrjeje që ndodhet në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.
Shqipëria zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)
Kryeministri Edi Rama uroi sot që nën drejtimin e Klodian Brahos, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të arrijë një nivel tjetër për sa i takon profesionalizmit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kryeministri Edi Rama komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hoqi masën e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe vendosi ta gjykojë çështjen në themel në fund të muajit janar 2026.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, nga sallat e reja të kimioterapisë, u shpreh sot se përmirësimi i kushteve në Spitalin Onkologjik, përmes shtimit të sallave dhe shërbimeve, është vetëm hapi i parë drejt një trajtimi të sigurt dhe dinjitoz për pacientët. Ajo theksoi se vijon puna për garantimin e barnave onkologjike.
Në 14 dhjetor të vitit 1955, Shqipëria u pranua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Urdhri i Skënderbeut” është krijuar më 3 dhjetor 1925. Urdhri më i vjetër kronologjikisht i krijuar nga Ahmet Zogu si shef shteti, i akordohet të gjithë atyre që tregojnë shërbime të çmueshme kundrejt shtetit ose kombit në çdo fushë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, kjo kryevepër e Giuseppe Verdi-t u rikthye pas 24 vitesh mungese në skenën shqiptare, me një produksion të ri nën regjinë e Roberto Catalani-t dhe në bashkëpunim me teatrot italianë: Teatro “Amilcare Ponchielli” Cremona, Teatro Grande Brescia, Teatro Sociale Como dhe Teatro Fraschini Pavia.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot mbështetjen e tij për përfaqësuesen e Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest 2025, Kroni Pula, përmes një postimi në rrjetet sociale.









