100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, 24 personalitete të dekoruara

“Urdhri i Skënderbeut” është krijuar më 3 dhjetor 1925. Urdhri më i vjetër kronologjikisht i krijuar nga Ahmet Zogu si shef shteti, i akordohet të gjithë atyre që tregojnë shërbime të çmueshme kundrejt shtetit ose kombit në çdo fushë.


100- vjetori i Urdhrit të Skënderbeut u përkujtua pak ditë më parë në një ceremoni të posaçme në Pallatin e Kongreseve, ku u nderuan 24 personalitete me kontribut në fusha të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot momente nga kjo ceremoni, ku u nderuan vlerat kombëtare, dhe njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe sendërtojnë të ardhmen e përbashkët europiane.

“Momente vlerësimi nga mbrëmja solemne ‘Urdhri i Skënderbeut’ në qindvjetëshin e tij”, u shpreh Rama.

Në mbrëmjen solemne ku ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bajram Begaj si dhe personalitete të tjera të shquara të fushave të ndryshme, u shfaq fillimisht dokufilmi “Urdhri i Skënderbeut në Qindvjetshin e tij – Rilindja e një shenje dalluese të Shqipërisë Europiane” shoqëruar me parakalimin dhe vendosjen në qendër të skenës të Urdhrave shqiptarë të para një shekulli dhe të këtij shekulli, të prirë nga Gjerdani i nderit të Shqipërisë, i vitit 1925.

Më pas, u zhvillua ceremonia e dekorimit të 22 personaliteteve me të tre urdhërat kombëtarë: Urdhrin Suprem të Shqiponjës, Urdhrin e Skënderbeut dhe Urdhrin e Lisit Akademik.

Dy medaljonët e parë të 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, Kryeministri Edi Rama i shpërndau për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun, duke ia dorëzuar familjarëve të tyre ndërsa i cilësoi dy shërbyes të papërtuar të reformës kuptimlotë të titujve të nderit.

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj dekoroi 22 personalitete të tjerë.

“Urdhri i Skënderbeut” është krijuar më 3 dhjetor 1925. Urdhri më i vjetër kronologjikisht i krijuar nga Ahmet Zogu si shef shteti, i akordohet të gjithë atyre që tregojnë shërbime të çmueshme kundrejt shtetit ose kombit në çdo fushë.

Rangu i Kordonit të Madh me Yll i rezervohet personaliteteve të shquara shqiptare e të huaja, diplomatëve, dhe individëve të veçantë që janë shquar në fusha të ndryshme si një vlerësim merite.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.