Rama: Mbështetje për Kroni Pulën, përfaqësuese e Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest 2025

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot mbështetjen e tij për përfaqësuesen e Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest 2025, Kroni Pula, përmes një postimi në rrjetet sociale.


Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot mbështetjen e tij për përfaqësuesen e Shqipërisë në Junior Eurovision Song Contest 2025, Kroni Pula, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rama e cilësoi këngën e saj si një “super krijim edukativ”, duke theksuar mesazhin e fortë për dashurinë ndaj tokës dhe shëndetit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin dhe të votojnë talentin dhe energjinë e nxënëses së shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, e cila përfaqëson Shqipërinë në këtë konkurrim ndërkombëtar të muzikës për fëmijë.

“Le të mbështesim dhe votojmë energjinë, talentin dhe mesazhin e bukur të këngës nga Kroni Pula, që përfaqëson Shqipërinë tonë në Junior Eurovision Song 2025”, shkruan Rama, duke ndarë edhe linkun zyrtar të votimit.

Në fund të mesazhit të tij, Kryeministri i uroi suksese të voglës Kroni, duke theksuar mbështetjen e plotë të publikut shqiptar: “Forca Kron, jemi me ty”, si dhe ndau linkun ku mund të votohet https://vote.junioreurovision.tv/.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.