Bido: Përmirësohet situata në Konispol, vijon ndërhyrja në Bistricë të Madhe

Në qarkun e Vlorës vijojnë ndërhyrjet për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura, veçanërisht në zonat e Sarandës, Delvinës dhe Konispolit

ISHP ndan udhëzime për qytetarët në kushtet e motit me stuhi

Instituti i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në rrjete sociale udhëzon qytetarët për disa nga masat që mund të marrin në kushtet e motit me stuhi, erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Thethi nën borë, borëpastrueset në terren në aksin Bogë – Qafë Thore

Qyteti i Thethit dhe zonat përreth po përballen këtë të shtunë me reshje të para të borës.

Vengu: 1 500 hektarë nën ujë, vijon inventarizimi i dëmeve në bujqësi

Ministri i Mbrojtjes njoftoi se në mbarë vendin rreth 200 familje janë evakuuar nga banesat për shkak të përmbytjeve.

Lamallari pret Lord Timpson: Thellojmë bashkëpunimin me Anglinë në fushën penale

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim zyrtar Lord Timpson, ministrin e Shtetit për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Uljen e Përsëritjes së Veprave Penale të Mbretërisë së Bashkuar.

Elbasani nderon ditën e Alfabetit, një nga momentet më të rëndësishme të identitetit kombëtar

Sot, më 22 nëntor, shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet historike më domethënëse në rrugëtimin tonë kombëtar

Begaj në Shkodër për Ditën e Alfabetit: Gjuha, shenja e kombësisë

Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Kongresin e Manastirit, i cili me aktin historik të vitit 1908 i dha kombit bashkimin përmes germave të njësuara të gjuhës amtare.

Gonxhja: Peter Michael Garst, artist dhe humanist që prej dekadash ka lidhur Zvicrën me Shqipërinë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nderoi me një medalje mirënjohjeje dirigjentin Peter Michael Garst, i cili dirigjoi Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në koncertin “Mozart & Beethoven”, që u shfaq mbrëmjen e djeshme në TKOB.

Peshkimi dhe bujqësia, në fokus të takimit teknik negociator Shqipëri–BE

Në Bruksel u zhvillua takimi i 17-të i Nënkomitetit Bashkimi Evropian–Shqipëri për “Bujqësinë dhe Peshkimin”, një prej forumeve më të rëndësishme të dialogut teknik dhe institucional në procesin e anëtarësimit.

IGJEO: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, mundësi vërshimesh në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente rë shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.