Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e krijuar për të adresuar situatën në Rripin e Gazës.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e krijuar për të adresuar situatën në Rripin e Gazës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotoalbumin nga mbledhja e parë e Bordit të Paqes sot në Uashington, ndërsa e cilësoi “një dite krenarie për Shqipërinë”.

Mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes u zhvillua zyrtarisht në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes “Donald J. Trump”, në Washington D.C. nën drejtimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë.

Pas fotos familjare me pjesëmarrësit, seanca u çel me fjalën mirëseardhëse të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Prania e Shqipërisë në bordin themelues, dëshmon sërish se Shqipëria qëndron me vendosmëri përkrah shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj. Në të njëjtën kohë, Rama propozoi që ky Bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti publik të dedikuar për fëmijët palestinezë.

Rama falënderoi Presidentin Trump që përfshiu Shqipërinë në këtë nismë fisnike, ndërsa shtoi se “duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe vendet arabe, shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm”.

Në përfundim të mbledhjes së Bordit të Paqes, kryeministri Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkëbiseduan për disa minuta me presidentin Trump.

Nisja e aktivitetit të Bordit shënon një hap të ri në koordinimin ndërkombëtar për adresimin e sfidave globale të sigurisë dhe të rindërtimit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…