Universiteti i Tetovës, nga rezistenca në ekselencë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Universitetin e Tetovës, ku mbajti fjalim para pedagogëve dhe studentëve, duke theksuar rolin e këtij universiteti në hapësirën shqipfolëse dhe formimin e elitave konkuruese.

Ambasadorja Kume: Në Izrael janë 11 shqiptarë të bllokuar

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, njoftoi se 11 qytetarë shqiptarë ndodhen aktualisht të bllokuar në vend, pas sulmeve të nisura nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit.

Vogëlushët në QSUT vijojnë mësimin në spital

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se brenda mjediseve të spitalit, nxënësit vijojnë procesin mësimor në kushte të përshtatura, përmes dy klasave të dedikuara që zhvillojnë mësimin sipas kurrikulës shkollore, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ambasadori Tola, takime me zyrtarë të lartë francezë

Takime shumë pozitive të Ambasadorit të Shqipërisë, Dritan Tola, me Kryetarët e Komisioneve të Çështjeve Evropiane të Senatit Francez, Jean-François Rapin, dhe të Asamblesë Kombëtare, Pieyre-Alexandre Anglade.

Rama: Shqipëria shpall Gardën Revolucionare organizatë terroriste

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetin social X lidhur me sulmet e fundit të SHBA dhe Izraelit ndaj strukturave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit

Gonxhja: Bashkëpunim me Shoqatën e Agroturizmit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, ku në fokus ishin zhvillimet e sektorit, sfidat aktuale dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme të agroturizmit në Shqipëri.

Begaj në Maqedoninë e Veriut, takim me kreun e komunës së Çairit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut, nisi takimet në komunat e drejtuara nga shqiptarët me një ndalesë në Çair, të cilin e cilësoi si “zemra e Shkupit historik”.

Rama dhe Vuçiç: Një rrugë realiste drejt BE-së

Në një mesazh të përbashkët, botuar nga ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëjnë thirrje për përshpejtimin e zgjerimit të Bashkimi Evropian drejt Ballkanit Perëndimor.

MEPJ: Qytetarët shqiptarë në Iran të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.

Rama: Rrëshqitja e tokës në rrugën e vjetër, asnjë lidhje me aksin e ri Elbasan-Qafë Thanë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), duke theksuar ecurinë e punimeve dhe standardet europiane të zbatimit të projektit.