
Category: Aktualitet
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot partneritetin strategjik me Italinë, i cili tani shoqërohet nga kantiere të mëdha bashkëpunimi.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologu i tij italian Guido Crosetto firmosën sot në Romë marrëveshjen mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Republikës Italiane për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka deklaroi sot se projektbuxheti 2026 mbështet aspiratën e shqiptarëve për integrimin në Bashkimin Europian dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim brenda kësaj dekade.
Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një mbështetje të konsiderueshme për sektorin e transportit rrugor, duke synuar vijimin e investimeve infrastrukturore, mirëmbajtjen e akseve ekzistuese dhe krijimin e një modeli të ri të transportit publik ndërqytetas.
Sot në Romë do të zhvillohet takimi i parë G2G (Government to Government) me Italinë, një mbledhje e përbashkët e dy qeverive ku do të miratohen një sërë marrëveshjesh dypalëshe.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në tryezën botërore të turizmit, në Samitin Tourise, mbajtur në Riad (Arabia Saudite).
Në Tiranë, u prezantua sot projekti i ri të Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”. Projekti SECA synon të forcojë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe integritetin e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Projektit i ri i Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”, u prezantua sot në Tiranë
Shqipëria dhe Italia mbajnë sot në Romë samitin e parë ndërqeveritar, ku tri janë çështjet kryesore: mbrojtja, industria dhe emigrantët.









