Celibashi: Reformë administratës zgjedhore, të mos dominohet 100% nga partitë

Në Tiranë, u prezantua sot projekti i ri të Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”. Projekti SECA synon të forcojë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe integritetin e procesit zgjedhor në Shqipëri.


Në Tiranë, u prezantua sot projekti i ri të Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”. Projekti SECA synon të forcojë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe integritetin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi theksoi se ky është momenti që “në mënyrë serioze KQZ, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës dhe partnerë të tjerë, të punojë për trajnimin e administratës zgjedhore”.

Celibashi tha se “administrata zgjedhore në Shqipëri, tej çdo përpjekje të bërë, asnjëherë nuk i ka përmbushur pritshmëritë, jo vetëm të aktorëve politike, por së pari, të votuesve shqiptare, për të performuar jo vetëm në mënyrë profesionale, por edhe transparente”.

Sipas Celibashit, historia, jo vetëm e zgjedhjeve të fundit, ka treguar që administrata zgjedhore kështu siç është ndërtuar sot “nuk siguron të gjitha garancitë që duhet të japë në lidhje me administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të procesit zgjedhor”.

“Dominimi vetëm nga partitë politike i administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka krijuar handikapin e vet në lidhje me standardin, të paktën profesional, të administrimit të zgjedhjeve, ndaj është me rëndësi të parë që edhe në kuadër të reformës së pritshme zgjedhore që kjo çështje duhet të jetë ndër të parat çështje, që duhet të adresojë politika shqiptare”, tha Celibashi.

Celibashi nënvizoi se janë rreth 40 mijë komisionerë që angazhohen në procesin zgjedhor dhe vetëm 30% të tyre janë trajnuar nga KQZ.

“Më shumë se 40% e administratës zgjedhore ndryshohet. Një pjesë e madhe e atyre dhe një ditë apo dy ditë para datës së zgjedhjeve. Ata që mbeten në detyrë nuk marrin trajnimin e duhur”, tha Celibashi.

Celibashi kërkoi që të ndryshohet mënyra e organizimit të administratës zgjedhore në vend.

“Nuk po them që partitë politike të zhvishen tërësisht nga interesi i tyre, jo e jo, por edhe mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo sikurse është sot ku 100% e procesit administrohet prej tyre”, tha ai.

Celibashi shtoi se “kur ne të jemi dakordësuar dhe ta kemi një trupë gati të përhershme që do të organizohet në procesin zgjedhor, qartazi do të jetë nevoja të punohet për trajnimin e vazhdueshëm të kësaj trupe”.

Sipas Celibashit, “ky projekt është më i rëndësishmi i KQZ-së, pasi në mënyrë dramatike për mirë, do të ndryshojë situatën në lidhje me administrimin e zgjedhjeve”.

“Synojmë me mbështetjen e BE-së që ta ndërtojmë këtë qendër të trajnimit të administratës zgjedhore, jo vetëm për të pasur vazhdimësinë e këtij procesi, por nëpërmjet këtij procesi të sigurojmë një qëndrueshmëri të standardeve të performancës së komisioneve të niveleve të dyta e të treta”, tha Celibashi.

Celibashi tha se për zbatimin e këtij projekti do të duhet jo vetëm mbështetja e shoqërisë civile, por edhe partive politike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…