Rama: Samiti i parë ndërqeveritar Itali–Shqipëri, firmosen 16 marrëveshje

Shqipëria dhe Italia mbajnë sot në Romë samitin e parë ndërqeveritar, ku tri janë çështjet kryesore: mbrojtja, industria dhe emigrantët.


Shqipëria dhe Italia mbajnë sot në Romë samitin e parë ndërqeveritar, ku tri janë çështjet kryesore: mbrojtja, industria dhe emigrantët.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë samit një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Duke u shprehur krenar për këtë ditë, Rama tha në një postim në rrjetet sociale se “mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor”.

Mbledhja e parë mes qeverive të dy vendeve do të drejtohet nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama. Kjo është konfirmuar nga qeveria italiane përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ku thuhet se samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri do të mbahet sot, në orën 11:30.

Gjatë samitit pritet të ketë dhe takime dypalëshe të ministrave me homologët e tyre. Marrëveshjet pritet të shtrihen në fushën e sigurisë, emigracionit, shëndetësia, energjia, turizmi, ekonomia e tjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…