Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo shkelje të ligjit do të kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë individuale dhe sipas rastit edhe për dëmtimin e pronës.


Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo shkelje të ligjit do të kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë individuale dhe sipas rastit edhe për dëmtimin e pronës.

“Dje, qendra e Tiranës u përball sërish me një valë të rëndë dhune. Persona të maskuar sulmuan punonjësit e Policisë së Shtetit me gurë, mjete piroteknike, shkopinj e sende të forta, dëmtuan institucione publike, shkatërruan dhe plaçkitën prona private, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe të forcave të rendit”, u shpreh Demo në videomesazh.

Sipas Demos, këto akte nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën paqësore dhe me të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre. “Aktet e dhunës nuk mund të justifikohen në emër të protestës dhe as të përdoren si instrument politik për destabilizimin apo goditjen e institucioneve të vendit”, shtoi ai.

“Përgjegjësia nuk kufizohet domosdoshmërisht tek autorët e drejtpërdrejtë. Çdo dyshim për organizimin, financimin apo nxitjen e akteve të dhunës, përfshirë përfshirjen e mundshme të strukturave politike apo grupimeve ekstremiste, duhet të hetohet nga organet kompetente dhe të vlerësohet mbi bazën e provave”, tha ministri i Brendshëm.

Demo vuri në dukje se për çdo shkelje të ligjit do të kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë individuale dhe, sipas rastit, përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara ndaj pronës publike dhe private, në përputhje me procedurat ligjore.

“Por dua të jem po aq i qartë edhe për një parim tjetër themelor: ligji është i njëjtë për të gjithë, edhe për ata që mbajnë uniformën e Policisë së Shtetit”, tha ai duke u ndalur edhe tek pretendimet për përdorim të paligjshëm apo joproporcional të forcës nga ana e policisë.

“Çdo pretendim duhet të hetohet me paanshmëri. Pezullimi i punonjësit të Policisë dhe nisja e hetimeve për rastin e të riut të lënduar në sy janë hapa konkretë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive mbi bazën e provave”, theksoi Demo.

“Çdo qytetar dhe çdo punonjës policie i lënduar meriton vëmendje, kujdes dhe respekt. Siguria publike është, mbi të gjitha, mbrojtje e jetës dhe e integritetit fizik të njerëzve. Shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen time për punonjësit e Policisë së Shtetit që, në kushte të vështira dhe përballë rrezikut, vijojnë të përmbushin detyrën e tyre. Kjo detyrë kërkon vendosmëri, por gjithmonë profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit”, vijoi Demo.

Sipas tij, në Francë, në Itali, në Shqipëri apo në çdo demokraci europiane, parimi është i njëjtë: liria e protestës mbrohet, ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit.

“Qeveria mbetet e hapur për dialog me qytetarët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet, por dhuna nuk mund të jetë mjet presioni ndaj institucioneve dhe as të zëvendësojë dialogun demokratik.

Detyra jonë është të garantojmë që çdo qytetar të protestojë i lirë dhe i sigurt, që Policia të ushtrojë autoritetin e saj vetëm brenda kufijve të ligjit dhe që askush të mos qëndrojë mbi të”, përfundoi Demo.

Burimi ATSH

Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo…

Global 360

Shiroka Pula: Bashkërendim ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë,…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Mbështetje policisë, liria e protestës mbrohet ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në reagim ndaj protestës së dhunshme të së shtunës, u shpreh sot se për çdo…