
Dhunuan pllakat përkujtimore të dëshmorëve të “21 janarit”, Balla: Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dhunimit të pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 janarit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dhunimit të pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 janarit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i drejtohet kreut të PD, Berisha duke e akuzuar për mungesë të kodit njerëzor.
Balla thekson se dhunimi i varreve dhe i memorialeve të dëshmorëve bie ndesh me traditën dhe zakonet e shqiptarëve.
“O Saaali po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”, shkruan Balla në reagimin e tij.
Marrë nga ATSH



















