
Category: Aktualitet
Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku foli sot për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturorë që po zhvillohen në vendin tonë.
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, njëkohësisht drejtues i grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, gjatë tryezës së dytë të prezantimit teknik të draftit, dha përgjigje ndaj diskutimeve të ngritura në lidhje me nene të caktuara në draftin e ri.
Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë ka në juridiksion Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Kolonjën.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se “në periudhën janar– gusht 2025 Shqipëria ka mirëpritur gati 9 milionë vizitorë të huaj, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024”.
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal, zhvilloi sot tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit të Kodit të ri Penal, përpara fillimit të konsultimeve të gjera publike që do të zhvillohen për këtë draft.
Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar deri më tani 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u bëri apel sot prindërve që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë, të përfitojnë nga afati i ri i regjistrimeve.
Kërkimet arkeologjike zhvillohen në kuadër të projektit “Lugina e Drinit në Mesjetë”, i cili realizohet nga École française de Rome, Centre National de Recherche Scientifique, Ministère de l’Europe et des affaires étrangères, INRAP, Instituti i Arkeologjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe DRTK Shkodër.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot, në kuadër të reformës në sektorin e ujit, krijimin e Operatorit të Ujit, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentët.









