Tafa takon koordinatoren e OKB-së në Shqipëri, në fokus barazia dhe mbrojtja nga diskriminimi

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa zhvilloi sot një takim kortezie me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ingrid Macdonald.


Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa zhvilloi sot një takim kortezie me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ingrid Macdonald.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në të cilin Tafa dhe Macdonald shkëmbyen pikëpamjet institucionale mbi çështje me interes të përbashkët në fushën e të drejtave të njeriut, promovimit të barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi.

Sipas njoftimit të KMD-së, në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet institucioneve për mbrojtjen e barazisë dhe parandalimin e diskriminimit, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, me synim avancimin e përpjekjeve të përbashkëta për garantimin e trajtimit të barabartë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ky takim përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara në Shqipëri, në funksion të përmbushjes së misionit institucional për garantimin e barazisë, parandalimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Burimi ATSH

Strehimi social me modelin 30%–40%–30%, si do të ndahen banesat

Modeli i ri i zhvillimit të strehimit social synon të rrisë mundësitë për sigurimin e banesave të përballueshme dhe krijimin…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Strehimi social me modelin 30%–40%–30%, si do të ndahen banesat

Modeli i ri i zhvillimit të strehimit social synon të rrisë mundësitë për sigurimin e banesave të përballueshme dhe krijimin…