BB: Ekonomia shqiptare rritje me 3,4% këtë vit, 3,6% vitin e ardhshëm

Banka Botërore publikoi sot raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimo ku thuhet se ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qëndrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian.


Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

Banka Botërore publikoi sot raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimo ku thuhet se ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qëndrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, rritja ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2026 dhe të forcohet më tej në vitin 2027, e mbështetur nga konsumi dhe investimet.

Në raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor thuhet se ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qëndrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian. Sipas BB-së, për të mbështetur krijimin e vendeve më të mira të punës, bizneset kanë nevojë për rregulla më efikase në tregti dhe që i ndihmojnë të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Rritja ekonomike mesatare në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi parashikohet të arrijë në 3.1 për qind në vitin 2026, nga 2.6 për qind në vitin 2025. Rritja ekonomike pritet të rritet në 3.4 për qind në vitin 2027 dhe të ruajë këtë nivel edhe në vitin 2028.

“Në një kohë pasigurish të shtuara gjeopolitike dhe rritjeje të ngadaltë ekonomike te partnerëve tanë kryesorë tregtarë, Ballkani Perëndimor dëshmoi sërish qëndrueshmëri ekonomike,” tha Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, sipas saj, vetëm qëndrueshmëria nuk mjafton që rajoni të afrohet me nivelet mesatare të të ardhurave në Bashkimin Evropian apo të krijojë vendet cilësore të punës për të cilat ka nevojë. Këto vende pune vijnë nga një sektor privat dinamik, ndërsa faza e ardhshme e rritjes ekonomike kërkon rregulla më efikase e të parashikueshme dhe eliminimin e barrierave tregtare, jo vetëm në kufi, por edhe të atyre që burojnë nga rregulloret dhe procedurat brenda vendit”, shtoi ajo.

Liberalizimi i njëpasnjëshëm i tarifave e ka bërë Ballkanin Perëndimor shumë të integruar në tregtinë globale. Tregtia e mallrave dhe shërbimeve arriti në 107 për qind të PBB-së së rajonit në vitin 2025, mbi mesataren e BE-së prej 90 për qind, ndërsa eksportet e shërbimeve u katërfishuan midis viteve 2010 dhe 2025. Faza e ardhshme e reformave duhet t’i ndihmojë bizneset të përfitojnë në mënyrë të plotë dhe më të qëndrueshme nga ky akses në tregje, duke ulur kostot e panevojshme që burojnë nga pengesat rregullatore dhe administrative brenda vendit.

Tarifat mesatare për të gjitha mallrat e importuara në Ballkanin Perëndimor janë rreth 6 për qind, por masat jotarifore u shtojnë importeve një kosto tjetër prej rreth 10 për qind. Këto kosto janë veçanërisht të larta në disa sektorë agroushqimorë, ku tejkalojnë 20 për qind. Kufizimet ndaj shërbimeve në tregtinë ndërkufitare janë edhe më të kushtueshme, me një kosto që vlerësohet në 29 për qind. Sipas simulimeve të paraqitura në raport, heqja e gjysmës së këtyre pengesave ekzistuese për importet, si kërkesat për licencim dhe autorizim, inspektimet e përsëritura, procedurat e certifikimit dhe rregullat që kërkojnë praninë fizike në tregun vendas, mund të rrisë
PBB-në deri në 12.5 për qind në afatmesëm.

Kostot më të larta të importeve e bëjnë gjithashtu më të vështirë për kompanitë në rajon të eksportojnë dhe të qëndrojnë në tregjet e huaja. Vetëm rreth një e treta e marrëdhënieve të reja të eksportit të krijuara nga ndërmarrjet e Ballkanit Perëndimor mbijetojnë vitin e parë, ndërsa vetëm 1 deri në 4 për qind vazhdojnë edhe në vitin e pestë. Kjo ka rëndësi për punësimin, pasi ndërmarrjet eksportuese punësojnë shumicën dërrmuese të punëtorëve në sektorin përpunues të rajonit. Ato janë gjithashtu përgjithësisht më të mëdha dhe ofrojnë paga më të larta krahasuar me ndërmarrjet e ngjashme që janë të përqendruara vetëm në tregun vendas.

Prandaj, reformat duhet të përqendrohen te rregulla më të mira, dhe jo thjesht në më pak rregulla: duke thjeshtuar dhe digjitalizuar procedurat, duke përdorur inspektime të bazuara në risk, duke njohur standardet dhe kualifikimet e harmonizuara, si dhe duke ruajtur masat mbrojtëse që u shërbejnë objektivave legjitime të interesit publik.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…